Në Vlorë, në qytetin ku më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin shqiptar duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur, po organizohet ceremoni festive për këtë ditë.Në ceremoninë festive për ngritjen e flamurit mori pjesë kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidenti Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Krerët më të lartë të shteteve shqiptare, vendosën kurora me lule në monumentin e Pavarësisë në Vlorë.I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
Ceremonia e ngritjes së flamurit
![1669626133_Screenshot2.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1669626133_Screenshot2.jpg)
Ka nisur në Vlorë ceremonia e ngritjes së falamurit me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë. Të pranishëm janë Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryebashkiaku Dritan Leli, si edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, si edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Discussion about this post