VLORË – Një e re 20-vjeçare është denoncuar nga nëna e saj, se ka ikur nga banesa.
Mësohet se në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja D. M., 47 vjeçe, banuese në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja E. M., 20 vjeçe dhe nuk është kthyer më.
Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post