Close Menu
6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Lajme te Fundit

    Trump: Irani kërkon marrëveshje të re, SHBA rrit praninë ushtarake në rajon

    February 11, 2026

    Prej 10 ditësh e pandehur nga SPAK, Balluku del në konferencë me kryeministrin Edi Rama

    November 10, 2025

    Stuhia “Leo” Përcakton Gjendje Emergjence në Andaluzinë e Spanjës: Shpëtimi i Banorëve dhe Evakuimi i Mijëra të Tjerëve

    February 5, 2026
    Facebook Instagram YouTube
    Të Fundit
    • Orban e paraqet BE-në si kërcënimin kryesor të Hungarisë përpara zgjedhjeve
    • Bombardimet izraelite në Liban vrasin katër persona, tensionet vazhdojnë pas armëpushimit
    • Marco Rubio: SHBA-të kërkojnë një Evropë të fortë, jo një “shërbëtore”
    • Transportuesit interurban të Vlorës protestojnë kundër vendqëndrimit të ri të autobusëve
    • Trump urim për Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë: Rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së
    • Rama viziton Kosovën për Ditën e Pavarësisë: Takime zyrtare dhe aktivitete me të rinjtë
    • Samiti Botëror i Inteligjencës Artificiale nis në Nju Delhi por sfidat mbeten të mëdha
    • Mbi 170 dronë të rrëzuar, sulmet ukrainase lënë pa energji rajonin rus të Bryanskut
    • Kreu
    • Kontakt
    Facebook Instagram YouTube
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Instagram
    Monday, February 16
    • Kreu
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Home » Dështimi i krijimit të qeverisë së re/ Media gjermane mbi krizën në Kosovë: Po paralizohet zhvillimin

    Dështimi i krijimit të qeverisë së re/ Media gjermane mbi krizën në Kosovë: Po paralizohet zhvillimin

    October 28, 2025Updated:October 28, 2025 Rajoni 4 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas dështimit të përpjekjes së Albin Kurtit për të formuar qeverine, Kosova përballet tani me një fazë të re pasigurie politike, shkruan gazeta “Berliner Zeitung”. Sipas analizës së medias gjermane dështimi në Kosovë, mund të shihet si simptomë e një krize më të thellë politike. “Për më shumë se nëntë muaj, bllokadat institucionale dhe grindjet e brendshme partiake e kanë paralizuar vendin. Shumë analistë besojnë se Kurti, i cili e ka qeverisur shtetin e ri ballkanik si kryeministër që nga viti 2020, është shkaku i këtij ngërçi. Qëndrimi i tij, shpesh i pakompromis dhe konfrontues ndaj kundërshtarëve politikë, ka vazhduar ta mbajë Vetëvendosjen si forcën më të fortë politike në vend – pavarësisht humbjeve – por në të njëjtën kohë e ka bërë atë praktikisht të paaftë për të formuar një koalicion.

    “Berliner Zeitung” i kushton vëmendje edhe humbjes së besimit të aleatëve të Kosovës duke kujtuar mbylljen e dialogut strategjik nga Uashingtoni. “Ky është një zhvillim i rrezikshëm për ekonominë e brishtë të Kosovës. Vendi, me 1.7 milion banorë është një nga më të varfrit në Evropë, me papunësi relativisht të lartë dhe një largim të madh të rinisë. Edhe pse kushtet ekonomike janë përmirësuar vitet e fundit, pa mbështetje të huaj, ekziston rreziku i rënies masive të investimeve dhe humbjes së besimit tashmë të dobët të investitorëve ndërkombëtarë.” Në analizën e Berliner Zeitung theksohet, se “kriza ka edhe një dimension gjeopolitik. Situata e paqëndrueshme në Kosovë po monitorohet nga afër në Beograd dhe, në disa raste, komentohet me gëzim.”

    “Frankfurter Rundschau” po ashtu i kushton vëmendje krizës politike në Kosovë duke theksuar, se kjo bllokadë rrezikon vendime të rëndësishme për Kosovën. “Kriza e vazhdueshme qeveritare po vonon vendimet kyçe: Një buxhet për vitin 2026 zor se mund të arrihet në kohë, miliona euro ndihma të BE-së janë bllokuar. Analistët paralajmërojnë për humbje ekonomike në rritje për shtetin e ri, i cili është mbështetur në mbështetjen ndërkombëtare që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Megjithëse Kurti paralajmëroi në parlament, se pa qeveri të re çdo ditë “është një ditë e humbur për zhvillimin, për qytetarët, për shtetin”, shkruan gazeta gjermane, kryeministri Albin Kurti dështoi të krijojë qeverinë.

    Kurse gazeta gjermane “taz” thekson, se Kosova mund të ndodhet para zgjedhjeve të reja parlamentare. “Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tani duhet të emërojë një kryetar të ri qeverie. Nëse shumica parlamentare për të formuar një qeveri nuk mund të gjendet përsëri, shteti ballkanik përballet me rrezikun e zgjedhjeve të reja.[…]Mbetet e paqartë nëse Kurti do të nominohet përsëri si mandatar për krijimin e qeverisë apo nëse një kandidat i opozitës do të ngarkohet me detyrën e formimit të qeverisë. Kurti do të vazhdojë ta udhëheqë qeverinë deri atëherë”.

    Kurse Agjencia Katolike e Lajmeve KNA, në një artikull mbi zhvillimet e fundit në Kosovë thekson se kriza politike në Kosovë vazhdon dhe se edhe pas më shumë se tetë muajve pas zgjedhjeve, Kosova mbetet pa qeveri. “Kjo e zgjat një krizë politike që filloi me zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, në të cilat partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje, humbi shumicën e saj të mëparshme. Frontet duken shumë të ashpërsuara për një koalicion ose një qeveri minoritare të mbështetur nga partitë e tjera. Kritikët kanë paralajmëruar vazhdimisht se kriza politike po paralizon zhvillimin. Kosova konsiderohet si një nga vendet më të varfra në Evropë.”

    Gazeta austriake “Standard” e shikon Kosovën para zgjedhjeve të reja. “Nëse as edhe një i mandatuar i ri nuk arrin të sigurojë mbështetjen e të paktën 61 anëtarëve të parlamentit, do të duhet të shpallen zgjedhje të reja parlamentare. Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën në fillim të shkurtit. Kurti u konfirmua si kryeministër në vitin 2021 dhe është gjithashtu kreu i partisë në pushtet Vetëvendosje.”/ DW

    Keep Reading

    Kriza e qirave në Athinë: Të rinjtë jetojnë për të paguar shtëpinë

    Rreth një vit protesta/ Analiza e DW: Çfarë duan të arrijnë studentët serbë?

    Po udhëtonin me një gomone, shpëtohen 57 emigrantë të paligjshëm në bregdetin grek

    Postimet e Fundit

    Sabri Hamiti nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës, Gjekmarkaj: Mendimtar i kombit dhe simbol i urtësisë shqiptare

    October 28, 2025

    VIDEO/ Natë historike për Shqipërinë, kuqezinjtë zyrtarisht në Play Off të Botërorit, Serbia në shtëpi

    November 13, 2025

    Berisha kundër ligjit për Barazinë Gjinore: Rikthehet gjahu stalinist i shtrigave! S’do të tërhiqemi, do të ‘paguajmë’ me çdo çmim!

    November 11, 2025

    Hapja e Rafah nën tmerrin e sulmeve, vriten 12 palestinezë

    January 31, 2026

    Rregullimi i lobimit, hap drejt transparencës, por sfidat mbeten

    October 28, 2025
    Facebook Instagram YouTube

    Link

    • Kreu
    • Kontakt

    Kategori

    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji

    Mediat e Huaja

    • New York Times
    • Guardian
    • WEB BBC
    • WEB CNN
    • REUTERS
    • Washington Post
    • Times Online
    • Financial Times
    • WEB Yahoo
    © 2026 6Plus1Vlora. Zhvilluar nga Web Master Albania.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.