MARSHIM PËR JETËN
Siç u lajmërua në rrjetet sociale, ashtu edhe ndodhi. Me qindra qytetarë të Vlorës marshojnë në rrugët e qytetit, në kujtim të Leandro Shametajt, djalit 17-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur tre ditë më parë.
Nxënës të gjimnazit ku mësonte Leandro, gjimnazit “Ali Demi”, qindra qytetarë të Vlorës marshojnë në heshtje për çdo jetë të humbur nga papërgjegjshmëria në timon, në rrugët e Vlorës.
Marshojnë për jetën, duke simbolizuar dhe kërkuar më tepër siguri e kujdes në rrugët e qytetit. Marshimit i është bashkuar edhe prefektja e qarkut, Evis Allushi.
Të gjithë po marshojnë tashmë në heshtje, duke filluar nga Xhamia e Plumbit në qendër të Vlorës, deri në afërsi të vendit ku ndodhi aksidenti.









