Close Menu
6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Lajme te Fundit

    ARRSH njofton: Shpërthimi i kontrolluar në Llogarasë përfundon me sukses, trafiku normalizohet

    February 26, 2026

    Melania Trump drejton për herë të parë Këshillin e Sigurimit, në fokus fëmijët në zonat e konfliktit

    March 3, 2026

    Begaj uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës: Shqipëria pranë institucioneve demokratike

    February 12, 2026
    Facebook Instagram YouTube
    Të Fundit
    • Komisioni Evropian gati për të finalizuar metodologjinë e re për zgjerimin
    • Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të karburanteve
    • Sánchez kundër ofensivës amerikane: “Spanja thotë jo luftës”
    • Sekretari amerikan i Mbrojtjes konfirmon sukseset e operacionit “Epic Fury” kundër Iranit
    • Arkëtimet e shtetit në 2025 – Rritje por shpenzime edhe më të larta
    • Municione të Luftës së Dytë Botërore gjenden në Selenicë
    • Berisha paralajmëron protestën e 12 marsit: “Kryengritja e radhës” kundër Ramës
    • Presidenti Begaj dekreton ndryshimet e reja në qeverinë Rama
    • Kreu
    • Kontakt
    Facebook Instagram YouTube
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Instagram
    Wednesday, March 4
    • Kreu
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Home » Rrugë të bllokuara, banorë të evakuuar dhe ura të dëmtuara! Si paraqitet situata nga reshjet e dendura në qarqet e vendit

    Rrugë të bllokuara, banorë të evakuuar dhe ura të dëmtuara! Si paraqitet situata nga reshjet e dendura në qarqet e vendit

    November 20, 2025 Shqiperia 4 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë dhënë sot një përditësim të detajuar mbi situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut dhe borës gjatë 24 orëve të fundit.

    SITUATA SIPAS QARQEVE:

    Qarku Vlorë
    Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore po punojnë për evakuimin e familjeve të prekura nga dalja e lumit Kalasë dhe për zhbllokimin e rrugëve ndërmjet fshatrave. Në Finiq po ndërhyhet për largimin e ujërave dhe mbështetjen e familjeve të evakuuara, ndërsa në Selenicë po pastrohen rrëshqitjet në aksin Brataj–Kuç. Në Sarandë po largohet uji nga banesat e përmbytura dhe po asistohen familjet. Niveli i Vjosës vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

    Qarku Durrës
    Në Sukth po vijon pastrimi i kanaleve të ujërave me dy eskavatorë, ndërsa në Ishëm po punohet për hapjen e rrugës së bllokuar nga rrëshqitjet. Në Bubq, Mazhë dhe Mallkuç po punohet për normalizimin e zonave të përmbytura dhe asistimin e banorëve. Në Thumanë ekipet po pastrojnë kanalet kryesore dhe po përforcojnë argjinaturat.

    Qarku Lezhë
    Në Shënkoll po punohet intensivisht për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Vainit, ku FA kanë dislokuar mjete të rënda dhe varka për parandalimin e përmbytjeve të fushës së Bregut të Matës. Në Shëngjin është punuar për largimin e ujin nga oborret e shtëpive, pallateve dhe hoteleve me 10 forca të FA, 3 automjete, 3 pompa si dhe 11 forca bashkiake. Ndërsa në Kurbin dhe Mirditë po punohet për pastrimin e rrugëve, riparimin e urave. Ekipet e emergjencave ndodhen në terren në ndihmë të banorëve, shtëpitë e të cilëve rrezikohen nga rrëshqitjet.

    Qarku Kukës
    Subjektet kontraktore po pastrojnë gurët dhe inertet në rrugët nacionale për të mbajtur akset të kalueshme, ndërsa në Ujmisht dhe Zapod po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet. Në Has po vlerësohen dëmet në urën e dëmtuar.

    Qarku Shkodër
    Në Shalë është hapur segmenti Theth–Ndërlysaj, ndërsa në pjesën Ndërlysaj–Breg-Lumi ekipet vijojnë punën për zhbllokimin e rrugës së mbuluar nga rrëshqitjet.

    Qarku Gjirokastër
    Në Libohovë po punohet për zhbllokimin e aksit Suhë–Poliçan pas shembjes së rrugës, ndërsa në Dropull ekipet po punojnë për disiplinimin e ujërave dhe rikthimin e energjisë. Në Memaliaj po ndërhyhet në aksin Allkomemaj–Tepelenë për riparimin e trupit të rrugës. Prania e ujit në disa akse të Gjirokastrës po monitorohet nga strukturat vendore.

    Qarku Fier
    Në Lushnjë po monitorohet situata nga dalja e lumit Seman në tokat bujqësore. Nuk ka rrezik për banesat. Ndërsa strukturat vendore po garantojnë funksionimin normal të akseve rrugore, energjisë dhe ujësjellësit.

    Qarku Elbasan
    Në akset Elbasan–Peqin dhe Elbasan–Librazhd po pastrohen inertet dhe po lirohen akset rrugore nga inertet. Ndërsa në Gramsh po ndërhyhet me mjete për të shmangur daljen e lumit Kerpicë nga shtrati.

    Qarku Berat
    Në Berat po vendosen prita mbrojtëse dhe po pastrohen rrugët për shkak të prurjeve të Osumit, i cili ka përmbytur qindra hektarë tokë. Në Poliçan dhe Dimal po ndërhyhet në zonat ku lumi ka dalë nga shtrati dhe po ndihmohen familjet e prekura. Aksi Berat–Poliçan po pastrohet nga gurët dhe inertet.

    Qarku Korçë
    Në Devoll dhe Miras po punohet për riparimin e urave të dëmtuara, ndërsa në Denas–Lekas po monitorohet aksi rrugor, në të cilin ka prezencë uji. Në Vithkuq e Bulgarec po ndërhyhet pranë banesave të rrezikuara nga prania e ujit. Në Maliq e Kolonjë ekipet po ndërhyjnë për të riparuar pasojat e rrëshqitjeve të dherave. Po monitorohet rezervuari i Rotit, ku niveli i ujit është rritur.

    Qarku Dibër
    Në Dibër dhe Klos po punohet për pastrimin e përrenjve që kanë dalë nga shtrati dhe për mbrojtjen e banesave të rrezikuara. Në Mat janë angazhuar mbi 40 forca me mjete të specializuara për hapjen e rrugëve të dëmtuara, evakuimin e familjeve dhe menaxhimin e përmbytjeve në shkolla e banesa. Në disa akse rurale në Dërjan, Rukaj, Macukull e Lis po punohet për rikthimin e qarkullimit.

    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në monitorim të pandërprerë dhe në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast të përkeqësimit të situatës.

    Keep Reading

    Franca shfaq optimizëm për Shqipërinë dhe Malin e Zi: “Integrim në BE brenda tre vitesh është i mundur”

    Financime rekord për drejtësinë dhe sigurinë në 2025: AAPSK aktiv në rikuperimin e pasurive të paligjshme

    Arben Kingji: Shqipëria rrit kontributin në KFOR me komponent ajror

    Shqipëri–Poloni nënshkruajnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore, forcim i mbrojtjes për qytetarët

    Kapiteneria e Portit të Vlorës ndalon lundrimin për mjetet e vogla dhe peshkimin për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit

    GJKKO dënon dy persona për trafik ndërkombëtar droge, deri në 12 vite e 8 muaj burg

    Postimet e Fundit

    Rexhep Selimi: UÇK nuk sulmoi civilë, kërkoj drejtësi të vërtetë për luftën çlirimtare

    February 18, 2026

    PZAP Miraton Ankesën e Listës Serbe: KQZ-ja Shpall Vendim të Pajustifikuar për Zgjedhjet e Dhjetorit

    February 4, 2026

    Bill dhe Hillary Clinton do të Dëshmojnë para Kongresit në Hetimin për Jeffrey Epstein

    February 4, 2026

    Rama takim me ambasadorët e BE në Kryeministri, të pranishëm edhe Gonzato, Spiropali dhe Pirdeni

    November 12, 2025

    “Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani hartoi plan masash për goditjen…”/ Dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve për demonstratën e heshtur në Tiranë

    January 31, 2026
    Facebook Instagram YouTube

    Link

    • Kreu
    • Kontakt

    Kategori

    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji

    Mediat e Huaja

    • New York Times
    • Guardian
    • WEB BBC
    • WEB CNN
    • REUTERS
    • Washington Post
    • Times Online
    • Financial Times
    • WEB Yahoo
    © 2026 6Plus1Vlora. Zhvilluar nga Web Master Albania.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.