Close Menu
6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Lajme te Fundit

    Miliona iranianë shënojnë përvjetorin e Revolucionit Islamik mes tensioneve dhe krizës ekonomike

    February 11, 2026

    Kriza e qirave në Athinë: Të rinjtë jetojnë për të paguar shtëpinë

    February 14, 2026

    Seanca e Kuvendit dhe tensionet në parlament -PS miraton ndryshimet në qeveri, Berisha dhe PD bllokojnë foltoren

    March 5, 2026
    Facebook Instagram YouTube
    Të Fundit
    • Turqia ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç
    • Policia e Shtetit prezanton progresin e saj në Bruksel
    • Italia dërgon ndihmë ajrore dhe detare për vendet e Gjirit pas përshkallëzimit të tensioneve me Iranin
    • Ceremonia e betimit për ministrat e rinj të qeverisë “Rama 4” më 6 mars
    • Ermal Nufi: Ministri i ri i Mbrojtjes betohet për përgjegjësi dhe integritet
    • Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës – Dorëzohet vetëm kandidatura e Glauk Konjufcës
    • 28 vjet nga rënia heroike e Adem Jasharit – Prekazi kujton Epopenë e UÇK-së
    • Izraeli urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit, Hezbollah dhe Irani nxisin tensione
    • Kreu
    • Kontakt
    Facebook Instagram YouTube
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Instagram
    Friday, March 6
    • Kreu
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Home » Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja

    Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja

    January 31, 2026 Shqiperia 3 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Matura Shtetërore pritet me padurim nga nxënësit dhe prindërit, pasi përbën një moment kyç në vijimësinë e rrugëtimit në arsimim, e ku përzihen përgatitjet në studime dhe emocionet e përmbylljes së ciklit drejt sfidave të reja universitare.

    Ndaj dhe autoritetet arsimore nisin që herët përgatitjet për të garantuar proces të drejtë dhe transparent. Edhe këtë vit, rregullorja e Maturës Shtetërore parashikon ndryshime nga ajo e një viti më parë.

    Këto ndryshime prekin veçanërisht aspektet në lidhje me nxënësit mbetës dhe masat disiplinore gjatë provimeve.

    Drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar, Mirela Cami shpjegoi për ATSH-në ndryshimet e parashikuara në këtë rregullore.

    “Nxënësit që rezultojnë mbetës në një apo dy lëndë gjatë gjithë vitit shkollor nuk do të mund të hyjnë në provimet e qershorit. Këta nxënës do të duhet t’i nënshtrohen këtyre provimeve gjatë sezonit të vjeshtës dhe më pas do hyjnë në Maturën Shtetërore në sezonin e dytë. Në rast se rezultojnë jokalues në 3 lëndë, ata e humbin vitin shkollor dhe do t’u duhet ta përsërisin”, theksoi Cami.

    Sipas saj, drejtoritë rajonale, Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe të gjitha institucionet arsimore do të njoftohen në mbyllje të vitit shkollor për listën emërore të këtyre nxënësve.

    Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me përdorimin e pajisjeve teknologjike gjatë provimeve.

    “Maturanti, i cili paraqitet në qendrën e provimit dhe konstatohet gjatë provimit me celular, orë smart dhe pajisje të tjera teknologjike, përjashtohet nga ai provim, por ka të drejtë ta japë atë në sesionin pasardhës”, sqaroi Cami.

    Sa i përket administratorëve, Cami vuri në dukje se ata nuk do të kenë vetëm detyra, por edhe përgjegjësi për mbarëvajtjen e procesit.

    “Administratorët e provimit janë të trajnuar dhe përcaktohen me short elektronik në praninë e drejtorit të ZVAP-së. Janë të qarta detyrat e tyre lidhur me administrimin e procesit të provimit që nga identifikimi i maturantëve, moslejimi i ndërrimit të vendit gjatë provimit, kontrolli fizik për pajisje teknologjike, raportimi i parregullsive, respektimi i orareve dhe rregullave të tjera në përputhje me rregulloren për Maturën Shtetërore 2026, që e ngarkojnë me përgjegjësi lidhur me mbarëvajtjen e procesit”, nënvizoi Cami.

    Provimet e maturës do të përmbajnë 30-35 pyetje, duke përfshirë pyetje me alternativa dhe shtjellim. Ndërkohë që për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme janë shpërndarë në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit për formatin dhe kërkesat e provimeve në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur për provimet e Maturës.

    Për të marrë notën 10 absolute, maturanti duhet të grumbullojë 60 pikët e mundshme./Artikulli është marrë nga ATSH

    Keep Reading

    Franca shfaq optimizëm për Shqipërinë dhe Malin e Zi: “Integrim në BE brenda tre vitesh është i mundur”

    Financime rekord për drejtësinë dhe sigurinë në 2025: AAPSK aktiv në rikuperimin e pasurive të paligjshme

    Arben Kingji: Shqipëria rrit kontributin në KFOR me komponent ajror

    Shqipëri–Poloni nënshkruajnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore, forcim i mbrojtjes për qytetarët

    Kapiteneria e Portit të Vlorës ndalon lundrimin për mjetet e vogla dhe peshkimin për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit

    GJKKO dënon dy persona për trafik ndërkombëtar droge, deri në 12 vite e 8 muaj burg

    Postimet e Fundit

    Bill dhe Hillary Clinton do të Dëshmojnë para Kongresit në Hetimin për Jeffrey Epstein

    February 4, 2026

    Rrugë të bllokuara, banorë të evakuuar dhe ura të dëmtuara! Si paraqitet situata nga reshjet e dendura në qarqet e vendit

    November 20, 2025

    Sabri Hamiti nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës, Gjekmarkaj: Mendimtar i kombit dhe simbol i urtësisë shqiptare

    October 28, 2025

    February 14, 2026

    Marrëveshje për shkëmbim të burgosurish mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë gjatë bisedimeve të paqes

    February 6, 2026
    Facebook Instagram YouTube

    Link

    • Kreu
    • Kontakt

    Kategori

    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji

    Mediat e Huaja

    • New York Times
    • Guardian
    • WEB BBC
    • WEB CNN
    • REUTERS
    • Washington Post
    • Times Online
    • Financial Times
    • WEB Yahoo
    © 2026 6Plus1Vlora. Zhvilluar nga Web Master Albania.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.