Close Menu
6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Lajme te Fundit

    Turqia ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

    March 5, 2026

    Erdogan: Turqia kundërshton çdo ndërhyrje ushtarake dhe është e gatshme të ndërmjetësojë për uljen e tensioneve mes Iranit dhe SHBA-ve

    February 4, 2026

    Shqipëria do të blejë pasuri për selinë e përhershme të ambasadës në Londër me një fond deri në 520 milionë lekë

    February 3, 2026
    Facebook Instagram YouTube
    Të Fundit
    • Turqia ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç
    • Policia e Shtetit prezanton progresin e saj në Bruksel
    • Italia dërgon ndihmë ajrore dhe detare për vendet e Gjirit pas përshkallëzimit të tensioneve me Iranin
    • Ceremonia e betimit për ministrat e rinj të qeverisë “Rama 4” më 6 mars
    • Ermal Nufi: Ministri i ri i Mbrojtjes betohet për përgjegjësi dhe integritet
    • Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës – Dorëzohet vetëm kandidatura e Glauk Konjufcës
    • 28 vjet nga rënia heroike e Adem Jasharit – Prekazi kujton Epopenë e UÇK-së
    • Izraeli urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit, Hezbollah dhe Irani nxisin tensione
    • Kreu
    • Kontakt
    Facebook Instagram YouTube
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Instagram
    Friday, March 6
    • Kreu
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Home » Ballkani fiton terren si alternativë ndaj turizmit masiv evropian

    Ballkani fiton terren si alternativë ndaj turizmit masiv evropian

    February 2, 2026 Travel 4 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Përballë mbingarkesës turistike në destinacionet klasike evropiane, vende si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria po shndërrohen gjithnjë e më shumë në zgjedhje të preferuara për turistët që kërkojnë pushime më të përballueshme dhe më pak të populluara. Kështu shkruan Elena Horrillo në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “El Pais”, duke theksuar se Ballkani po fiton dukshëm terren në hartën turistike evropiane.

    Vendet e Ballkanit vazhdojnë të thyejnë rekorde për nga numri i vizitorëve. Sipas raportit të fundit të Barometrit Botëror të Turizmit të publikuar nga OKB-ja për Turizmin, më shumë se 1.1 miliardë turistë udhëtuan në rajon nga janari deri në shtator të vitit 2025. Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe 3 për qind më shumë se në vitin 2019, para pandemisë.

    Rritja e interesit për destinacionet ballkanike lidhet kryesisht me inflacionin e lartë të shërbimeve turistike në Evropën Perëndimore dhe me pasigurinë e krijuar nga situata gjeopolitike globale. Si rezultat, turistët po orientohen drejt vendeve që ofrojnë përvoja autentike, çmime më të ulëta dhe më pak mbipopullim.

    Pushimet në destinacione më të përballueshme, që për një kohë të gjatë kanë qenë jashtë vëmendjes së turizmit masiv, tashmë po renditen gjithnjë e më lart në listën e preferencave të udhëtarëve. Sipas raportit të fundit të “Skyscanner”, dëshira për të udhëtuar jashtë vendit vazhdon të rritet, por 34 për qind e turistëve kërkojnë në mënyrë aktive të shmangin zonat e mbipopulluara, ndërsa 31 për qind planifikojnë të vizitojnë destinacione të njohura vetëm jashtë sezonit turistik. Një përqindje e ngjashme pohon se mbipopullimi ka ndikuar negativisht në përvojën e tyre të udhëtimit.

    Edhe në segmentin e pushimeve të shkurtra, tre ose katër ditore, sipas “eDreams”, turistët po orientohen drejt destinacioneve evropiane më pak të njohura, por më të përballueshme ekonomikisht. Ky trend, sipas raportit, është në rritje të vazhdueshme dhe po favorizon veçanërisht vendet e Ballkanit.

    Duke marrë parasysh këta faktorë, rajoni po konsolidohet si një destinacion turistik në zhvillim. Sipas të dhënave të “Booking.com”, të gjitha vendet e Ballkanit kanë potencial të konsiderueshëm rritjeje deri në vitin 2026, veçanërisht gjatë muajve të verës. Bullgaria kryeson me një rritje prej 44 për qind krahasuar me vitin 2025, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 35 për qind. Kosova regjistron një rritje prej 23 për qind, Shqipëria 20 për qind, Mali i Zi 17 për qind, ndërsa Serbia 3 për qind.

    Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, vijon të renditet prej disa muajsh nga “Skyscanner” si një nga destinacionet me çmimet më të përballueshme në Evropë, ndërsa Shkupi është përzgjedhur si një nga qytetet e rekomanduara për vitin 2026. Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut vlerësohet për kombinimin e pazarit të vjetër osman me qendrën monumentale neoklasike të rinovuar.

    E njohur si Toka e Shqiponjave, Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një nga destinacionet më të vizituara të rajonit. Vetëm gjatë vitit 2025, vendi priti rreth 12 milionë turistë, një shifër gati pesë herë më e lartë se popullsia e tij. Tirana po hyn në listën e kryeqyteteve evropiane më të frekuentuara, pjesërisht falë aeroportit ndërkombëtar dhe ofertës së larmishme kulturore.

    Vizitorët mund të eksplorojnë Sheshin Skënderbej, Xhaminë Et’hem Bej, Muzeun Kombëtar dhe Bibliotekën Kombëtare, por një nga atraksionet më të veçanta mbetet Bunk’Art 2, një bunker bërthamor i shndërruar në muze që pasqyron periudhën e diktaturës së Enver Hoxhës. Shqipëria ofron gjithashtu pasuri të rëndësishme arkeologjike, si Parku i Butrintit, si dhe qytete historike të mbrojtura nga UNESCO, përfshirë Beratin dhe Gjirokastrën.

    Për ata që kërkojnë natyrë dhe qetësi, Thethi dhe Valbona ofrojnë peizazhe alpine të paprekura, ndërsa Riviera Shqiptare mbetet magneti kryesor për turistët. E shtrirë midis Vlorës dhe Sarandës, kjo zonë e lagur nga deti Jon njihet për ujërat e kristalta, bukurinë natyrore dhe çmimet e arsyeshme. Destinacione si Ksamil, Gjiri i Dafinës dhe Syri i Kaltër, me ujërat e tij ngjyrë bruz, janë ndër më të vizituarat dhe më të promovuarat në rajon.

    Keep Reading

    Shqipëria, destinacion në ngritje -Nga bregdetet e Rivierës te qytetet historike

    Hotspoti i parë publik Wi-Fi instalohet në Kalanë e Krujës, nis transformimi digjital i hapësirave publike në Shqipëri

    “Sekreti i Shqipërisë është ritmi i ngadaltë” – Media franceze zbulon pse vendi mbetet magjik edhe pasi u bë trend

    Forbes: Bregdeti Verior i Shqipërisë, Fusha e Mundësive për Investime të Reja

    Dimri që nuk dimë ta ‘shesim’? Pasuria e fshehur e turizmit shqiptar

    Postimet e Fundit

    Marta Kos: BE drejt fazës finale të rishikimit të rregullave të pranimit

    March 3, 2026

    Presidenti Begaj dekreton ndryshimet e reja në qeverinë Rama

    March 4, 2026

    Batalioni Komando në stërvitjen “KFOR ‘36” në Gjermani, para misionit në Kosovë

    February 18, 2026

    Albin Kurti Në 18-vjetorin e Pavarësisë: Nderojmë Sakrificën e Dëshmorëve dhe Reflektojmë për Paqartësitë e Drejtësisë Ndërkombëtare

    February 17, 2026

    Begaj nga Prishtina: Kosova më e konsoliduar në 18-vjetorin e Pavarësisë

    February 17, 2026
    Facebook Instagram YouTube

    Link

    • Kreu
    • Kontakt

    Kategori

    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji

    Mediat e Huaja

    • New York Times
    • Guardian
    • WEB BBC
    • WEB CNN
    • REUTERS
    • Washington Post
    • Times Online
    • Financial Times
    • WEB Yahoo
    © 2026 6Plus1Vlora. Zhvilluar nga Web Master Albania.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.