Një episod që të kujton skenat e filmave aksion ka tronditur këtë të hënë jugun e Italisë. Në autostradën që lidh Leccen me Brindisin, dy automjete të blinduara që transportonin para dhe mallra me vlerë u vunë në shënjestër të një sulmi të mirëorganizuar për grabitje.
Katër persona të armatosur dhe me maska u zunë pritë automjeteve duke përdorur një furgon, të cilin e shpërthyen në mes të rrugës për të bllokuar qarkullimin. Sapo shoferët zbritën nga mjetet, autorët hapën zjarr me armë automatike drejt automjeteve të blinduara, pa hezituar të qëllonin edhe ndaj karabinierëve të Lecces që mbërritën menjëherë në vendngjarje.
Pavarësisht intensitetit të sulmit, nuk raportohet për persona të lënduar dhe grabitja përfundoi pa sukses. Deri tani, dy të dyshuar janë arrestuar nga policia.
Si pasojë e ngjarjes, autostrada Brindisi–Lecce u mbyll përkohësisht në të dyja drejtimet, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë.
Klan News


