Close Menu
6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Lajme te Fundit

    Elon Musk Futet në Zonën e Ndjeshme Ushtarake me AI-në e tij, Grok

    February 24, 2026

    Vijojnë deklaratat përmbyllëse në Hagë, mbrojtja e Thaçit: Është i pafajshëm

    February 11, 2026

    Shembujt e DIVA, nga 62 deri në 250 euro, sa varion kompensimi për arsimin e fëmijëve

    January 30, 2026
    Facebook Instagram YouTube
    Të Fundit
    • Turqia ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç
    • Policia e Shtetit prezanton progresin e saj në Bruksel
    • Italia dërgon ndihmë ajrore dhe detare për vendet e Gjirit pas përshkallëzimit të tensioneve me Iranin
    • Ceremonia e betimit për ministrat e rinj të qeverisë “Rama 4” më 6 mars
    • Ermal Nufi: Ministri i ri i Mbrojtjes betohet për përgjegjësi dhe integritet
    • Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës – Dorëzohet vetëm kandidatura e Glauk Konjufcës
    • 28 vjet nga rënia heroike e Adem Jasharit – Prekazi kujton Epopenë e UÇK-së
    • Izraeli urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit, Hezbollah dhe Irani nxisin tensione
    • Kreu
    • Kontakt
    Facebook Instagram YouTube
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Instagram
    Friday, March 6
    • Kreu
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Home » Deklaratë e Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham) mbi Shërbimet Digjitale Publike në Shqipëri

    Deklaratë e Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham) mbi Shërbimet Digjitale Publike në Shqipëri

    February 11, 2026 Shqiperia 2 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerëson përpjekjet dhe investimet e Qeverisë së Shqipërisë në digjitalizimin e shërbimeve publike, duke përfshirë platformën e-Albania, si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

    Megjithatë, AmCham shpreh shqetësime të rëndësishme lidhur me:

    • Mungesën e auditimeve të pavarura dhe të rregullta të sistemeve TIK qeveritare.
    • Sigurinë dhe përditësimin e platformave sipas standardeve ndërkombëtare.
    • Funksionimin e paqëndrueshëm të disa shërbimeve të e-Albania, duke shkaktuar ndërprerje, vonesa dhe performancë të paparashikueshme.

    Këto probleme ndikojnë drejtpërdrejt në aktivitetin normal të bizneseve, përmbushjen e detyrimeve rregullatore dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Dhoma veçanërisht shqetësohet për kompanitë anëtare që operojnë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), të cilat kanë standarde të larta ndërkombëtare dhe përvojë në projekte të qeverive të huaja.

    AmCham rekomandon masat e mëposhtme për përmirësim të menjëhershëm:

    1. Auditime periodike të pavarura: Krijimi i një kuadri ligjor për auditime të rregullta të IT-së dhe sigurisë kibernetike sipas standardeve ndërkombëtare (ISO/IEC 27001, ISO/IEC 22301, NIST, SOC 2, ENISA).
    2. Autorizim dhe kontroll aksesi: Forcimi i mekanizmave të autorizimit, kontrollit të aksesit dhe verifikimit të sigurisë në sistemet qeveritare, duke u bazuar te praktikat e NIS2 dhe standardet më të mira ndërkombëtare.
    3. Disponueshmëri dhe vazhdimësi: Përcaktimi i niveleve minimale të shërbimit (SLA), përfshirë redundancën dhe planet e rikuperimit nga fatkeqësitë, sipas ISO/IEC 22301 dhe parimeve të reziliencës digjitale të BE-së.
    4. Prokurime publike transparente: Rritja e efektivitetit dhe objektivitetit në prokurimet TIK, duke vlerësuar kriteret teknike, certifikimet dhe sigurinë në linjë me direktivat e BE-së.
    5. Komunikim i strukturuar për incidente: Vendosja e mekanizmave të detyrueshëm për njoftimin e mirëmbajtjeve, ndërprerjeve dhe incidenteve të sistemit, duke përfshirë raportimin pas incidentit sipas NIS2.
    6. Integrimi i sigurt i sistemeve private: Krijimi i një kuadri të sigurt për integrimin e sistemeve private me platformat qeveritare, në përputhje me GDPR, eIDAS/eIDAS2 dhe standardet e sigurisë.

    AmCham shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë dhe për të ofruar ekspertizën teknike dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, për të rritur sigurinë kombëtare dhe ekonomike, për të mbrojtur të dhënat sensitive dhe për të minimizuar rreziqet e korrupsionit.

    Keep Reading

    Franca shfaq optimizëm për Shqipërinë dhe Malin e Zi: “Integrim në BE brenda tre vitesh është i mundur”

    Financime rekord për drejtësinë dhe sigurinë në 2025: AAPSK aktiv në rikuperimin e pasurive të paligjshme

    Arben Kingji: Shqipëria rrit kontributin në KFOR me komponent ajror

    Shqipëri–Poloni nënshkruajnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore, forcim i mbrojtjes për qytetarët

    Kapiteneria e Portit të Vlorës ndalon lundrimin për mjetet e vogla dhe peshkimin për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit

    GJKKO dënon dy persona për trafik ndërkombëtar droge, deri në 12 vite e 8 muaj burg

    Postimet e Fundit

    VIDEO/ Natë historike për Shqipërinë, kuqezinjtë zyrtarisht në Play Off të Botërorit, Serbia në shtëpi

    November 13, 2025

    SHBA dhe Irani rifillojnë negociatat kritike

    February 26, 2026

    Begaj nis vizitën në Maqedoninë e Veriut, takime me udhëheqësit kryesorë

    February 26, 2026

    Gjykata vendos “arrest me burg” për 32 vjeçarin i cili aksidentoi tragjikisht të riun në Vlorë

    October 30, 2025

    Tani është zyrtare, Shqipëria mëson vazon e Play Off të Botërorit

    November 16, 2025
    Facebook Instagram YouTube

    Link

    • Kreu
    • Kontakt

    Kategori

    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji

    Mediat e Huaja

    • New York Times
    • Guardian
    • WEB BBC
    • WEB CNN
    • REUTERS
    • Washington Post
    • Times Online
    • Financial Times
    • WEB Yahoo
    © 2026 6Plus1Vlora. Zhvilluar nga Web Master Albania.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.