Close Menu
6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Lajme te Fundit

    Balla: Opozita ka afat deri në mbrëmje për të vendosur për pjesëmarrjen në “Territorialja”

    February 3, 2026

    Dyshime për parregullsi në votime në Podujevë, Prokuroria autorizon Policinë për hetime

    February 2, 2026

    Kombet e Bashkuara: Të shkojmë përtej PBB-së për të shmangur katastrofën mjedisore

    February 14, 2026
    Facebook Instagram YouTube
    Të Fundit
    • Turqia ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç
    • Policia e Shtetit prezanton progresin e saj në Bruksel
    • Italia dërgon ndihmë ajrore dhe detare për vendet e Gjirit pas përshkallëzimit të tensioneve me Iranin
    • Ceremonia e betimit për ministrat e rinj të qeverisë “Rama 4” më 6 mars
    • Ermal Nufi: Ministri i ri i Mbrojtjes betohet për përgjegjësi dhe integritet
    • Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës – Dorëzohet vetëm kandidatura e Glauk Konjufcës
    • 28 vjet nga rënia heroike e Adem Jasharit – Prekazi kujton Epopenë e UÇK-së
    • Izraeli urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit, Hezbollah dhe Irani nxisin tensione
    • Kreu
    • Kontakt
    Facebook Instagram YouTube
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Instagram
    Friday, March 6
    • Kreu
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Home » PE publikon draft-raportin 2025: Shqipëria me ritëm rekord në negociata, por sfida mbetet zbatimi i reformave

    PE publikon draft-raportin 2025: Shqipëria me ritëm rekord në negociata, por sfida mbetet zbatimi i reformave

    February 19, 2026 Europe 2 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian ka publikuar draft-raportin për Shqipëria për vitin 2025, duke vlerësuar progresin e vendit në procesin e integrimit, por njëkohësisht duke theksuar nevojën për reforma më të thella dhe të qëndrueshme.

    Dokumenti është përgatitur nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, dhe përfshin reagimin e Parlamentit ndaj raportit të zgjerimit të Komisioni Evropian për vitin 2025.

    Sipas draft-raportit, Shqipëria ka shënuar një ecuri të shpejtë në negociatat e anëtarësimit, duke hapur të gjitha grupkapitujt brenda 13 muajve – një ritëm i konsideruar rekord në procesin e zgjerimit. Vendi synon përfundimin e negociatave deri në fund të vitit 2027.

    Raporti rikujton se Shqipëria është vend kandidat që nga viti 2014, nisi negociatat e anëtarësimit në korrik 2022 dhe përfundoi procesin e “screening”-ut në nëntor 2023. Hapja e të gjithë grupkapitujve u realizua në periudhën 15 tetor 2024 – 17 nëntor 2025.

    Megjithatë, theksi vihet te faza e ardhshme e procesit. Sipas dokumentit, ruajtja e ritmit të reformave gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm do të jetë vendimtare për arritjen e objektivit që Shqipëria të jetë gati për anëtarësim deri në fund të vitit 2027. Kjo do t’u hapte rrugë shteteve anëtare për ratifikimin e traktatit të anëtarësimit, me synimin që vendi të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade.

    Draft-raporti thekson qartë se miratimi i legjislacionit nuk mjafton pa zbatim efektiv në terren. Në këtë fazë, implementimi i reformave – veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, administratës publike dhe luftës kundër korrupsionit – konsiderohet kyç për përmbylljen me sukses të procesit të negociatave.

    Keep Reading

    Komisioni Evropian gati për të finalizuar metodologjinë e re për zgjerimin

    Marta Kos: BE drejt fazës finale të rishikimit të rregullave të pranimit

    BE kërkon transparencë në financimin e partive: Gonzato thekson rolin kyç në procesin e integrimit

    Zelensky kërkon “korsi të përshpejtuar” drejt BE-së, Brukseli ruan rezervat

    BE krijon Qendrën Evropiane për Rezistencën Demokratike

    NATO në mbështetje të Ukrainës në përvjetorin e katërt të pushtimit rus

    Postimet e Fundit

    Takimi 7-orësh në Kryeministri/ “Bisedime të ashpra e kërcënime”, Berisha: Lubi Balluku kërkoi shtyrjen e vendimit me 72 orë, nuk iu pranua

    November 21, 2025

    Rregullimi i lobimit, hap drejt transparencës, por sfidat mbeten

    October 28, 2025

    Kapiteneria e Portit të Vlorës ndalon lundrimin për mjetet e vogla dhe peshkimin për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit

    February 17, 2026

    Regjimenti i Operacioneve Speciale Forcon Kapacitetet Operacionale me Stërvitje të Avancuara dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar

    February 9, 2026

    Begaj uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës: Shqipëria pranë institucioneve demokratike

    February 12, 2026
    Facebook Instagram YouTube

    Link

    • Kreu
    • Kontakt

    Kategori

    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji

    Mediat e Huaja

    • New York Times
    • Guardian
    • WEB BBC
    • WEB CNN
    • REUTERS
    • Washington Post
    • Times Online
    • Financial Times
    • WEB Yahoo
    © 2026 6Plus1Vlora. Zhvilluar nga Web Master Albania.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.