Mbi 30 mijë maturantë ditën e sotme po i nënshtrohen provimit të lëndëve me zgjedhje. Vetëm 20 minuta pas fillimit të provimit, në rrjet është duke qarkulluar teza e provimti të Ekonomisë.
Kjo nuk është hera e parë që teza e provimit qarkullon në rrjet, vetëm disa minuta pasi maturantët fillojnë testimin. Edhe tezat e provimit të Gjuhës së Huaj, Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, apo edhe të Matematikës u publikuan 30 minuta pasi maturantët filluan provimin.
Janë mbi 30 mijë maturantë që po i nështrohen testit. Provimi nisi në orën 10.00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta.
Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, mund të rijapin provimin në shtator.
Për herë të parë do të ketë edhe një test të veçantë për fëmijët me aftësi ndryshe. Një tjetër mundësi që kanë maturantët është se ata mund të bëjnë ankim për notën dhe testi i tyre të rivlerësohet.
Ky është provimi i fundit i maturantëve, ndërsa ditën e djeshme dolën dhe notat e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë.
Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve. 444 nxënës nga i gjithë vendi janë mbetës ndërsa vetëm 15 nxënës janë vlerësuar me notën 10.
Discussion about this post