32 vite më parë, anija Vlora mbërriti në brigjet e Barit, në Itali me 20 mijë shqiptarë, që vinin nga ana tjetër e Adriatikut.
8 gushti i 1991 njihet ndryshe si eksodi i shqiptarëve, të cilët mbi një anije mallrash lundruan drejt Italisë.
Më shumë se 3000 shtetas lanë Shqipërinë dhe hipën në bordin e anijes “Vlora” për t’u nisur drejt fqinjit, përtej Adriatikut.
Me gremisjen e diktaturës, të motivuar nga liria e rifituar, bashkëatdhetarët u drejtuan në kërkim të botës së ëndërruar prej kuadrit të ekranit të televizorit, për të siguruar mirëqënien e munguar. Ikjet qenë të përmasave tejet të mëdha, aq sa kjo ndodhi u konsiderua si analoge me eksodin biblik.
Bordi i anijes ishte i tejmbushur me burra, gra dhe fëmijë që prisnin për fatin e tyre midis dy brigjeve të Detit Adriatik. Njerëzit vareshin ku të mundeshin, deri tek shtiza e flamurit.

Ndërkohë, shumë vite më pas u zbulua dhe autori i kësaj fotos simbolike të anijes “Vlora”, e ngarkuar me emigrantë që përpiqeshin të largoheshin nga Porti i Durrësit, në Shqipëri për të mbërritur në Bari.
Mediet italiane shkruajtën se autori i vërtetë i fotos ikonike të ekosdit të shqiptarëve drejt “çizmes” është fotografi shqiptar me origjinë nga Korça, Gani Xhengo.
Discussion about this post