Do të zhvillohet ditën e sotme testimi i informatizuar për maturantët, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet për Mjekësi.
Janë mbi 1800 maturantë që kanë aplikuar për degën e Mjekësisë dhe që ditën e sotme do t’i nënshtrohen testit. Provimi do të bëhet në QSHA. Testimi do të zgjasë deri më 23 gusht dhe janë 400 nxënës që do pranohen dhe do shpallen fitues.
Kujtojmë që këtë vit, ndryshe nga herët e kaluara ata që do të fitojnë dhe do studiojnë për Mjekësi janë të detyruar për 5 vite në vendin e tyre ose të paguajnë një shumë për t’u larguar. Shumë e cila do bazohet mbi tarifat e studimit, por që nuk është përcaktuar ende.
Discussion about this post