Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në aksident këtë të diele në Itali.
Mësohet se shtetasi shqiptar, i cili jetonte prej kohesh në Itali, po udhëtonte me motoçikletën e tij në momentin kur një grua 53-vjeçare italiane e ka goditur me makinë në periferi të Lugos. Si shkak i përplasjes, 50-vjeçari shqiptar ka fluturar disa metra në ajër duke ndërruar jetë në vend.
Ndërkohë raportohet që italiania nuk ka patur asnjë dëmtim. Ajo është shoqëruar për në komisariatin e Lugos. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e plota të aksidentit.
Discussion about this post