Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga Rama
Shqipëria do të mbajë nesër Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian.
Delegacioni niset pasditen e sotme dhe do të përbëhet nga 25 emra të lidhur me procesin e integrimit.
Delegacioni kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa pjesë e tij janë ministrja e Jashtme Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, etj.
Takimi i parë pritet që nesër të zgjasë 90 minuta dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp.
Delegacioni i BE do të kryesohet nga ministri i Jashtëm çek, si vendi që ka Presidencën e radhës së BE.
Pjesë e tij do të jenë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin Varhelyi.
tv6+1vlora
Discussion about this post