Kryeministri Edi Rama niset sot për një vizitë zyrtare në Kosova, në kuadër të Ditës së Pavarësisë.
Zyra e shtypit e Kryeministrisë njofton se gjatë qëndrimit në Prishtinë, Rama do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe më pas me kryeministrin Albin Kurti.
Kryeministri do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet”, të autorit Ahmet Shala, si dhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.
Policia ka njoftuar se do të marrë masa për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rregullimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë. Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore, me mundësi riorientimi në rrugë alternative.
Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik gjatë zhvillimit të vizitës zyrtare.


