Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka përcjellë urimet më të përzemërta për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke shprehur krenarinë dhe respektin për këtë moment të rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar.
Në mesazhin e tij, Peleshi e cilësoi këtë ditë si një nga aktet më të ndritura të historisë moderne të kombit shqiptar, duke theksuar se ajo simbolizon sakrificën dhe vendosmërinë për liri, shtetndërtim dhe një të ardhme euroatlantike.
“Dita e Pavarësisë së Kosovës është një ditë historike lirie, dinjiteti dhe drejtësie,” tha Peleshi, ndërsa i uroi popullit të Kosovës: “Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Qofsh gjithmonë e lirë dhe e bekuar.”
Kryeparlamentari Peleshi shprehu gjithashtu solidaritetin dhe mbështetjen për Kosoven në rrugëtimin e saj të vazhdueshëm drejt integrimit në strukturat ndërkombëtare dhe përparimit të qëndrueshëm.


