Close Menu
6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Lajme te Fundit

    Rama në audiencë me Papa Leonin XIV gjatë vizitës zyrtare në Vatikan

    February 6, 2026

    Trump urim për Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë: Rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së

    February 16, 2026

    Europa drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, debate për zbatimin dhe efektivitetin

    February 11, 2026
    Facebook Instagram YouTube
    Të Fundit
    • Ministria e Mbrojtjes përgatit paketë kompensimi për dëmet nga përmbytjet
    • Denni Xhepa vlerëson punën e Federatës Shqiptare të Skive pas Olimpiadës Dimërore
    • Qeveria miraton indeksim pagash për mësuesit dhe punonjësit e arsimit parauniversitar
    • Ndërron jetë aktori Zhani Ziçishti, ikonë e artit interpretativ në Korçë
    • Ermal Meta emocionon Sanremo 2026 me këngën “Stella stellina” për fëmijët Palestinezë
    • Berisha: Rama krye i korrupsionit, populli mund ta rrëzojë
    • Zelensky kërkon “korsi të përshpejtuar” drejt BE-së, Brukseli ruan rezervat
    • BE krijon Qendrën Evropiane për Rezistencën Demokratike
    • Kreu
    • Kontakt
    Facebook Instagram YouTube
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Instagram
    Wednesday, February 25
    • Kreu
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Home » Spiropali: Marrëdhënia me Kosovën, përgjegjësi historike dhe kombëtare për Shqipërinë

    Spiropali: Marrëdhënia me Kosovën, përgjegjësi historike dhe kombëtare për Shqipërinë

    February 19, 2026 Politics 2 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Elisa Spiropali u ndal sot në fjalën e saj në Kuvend te marrëdhënia me Kosovën, duke e cilësuar si një përgjegjësi historike dhe kombëtare për Shqipërinë.

    Sipas ministres, Shqipëria do të mbetet një zë i fortë për të drejtën e Kosovës, për integrimin e saj ndërkombëtar dhe për dinjitetin e shtetit, sepse stabiliteti i rajonit kalon përmes një Kosove të fortë, të njohur dhe të integruar në strukturat euroatlantike. Në këtë kuadër, proceset në Hagë kanë një rëndësi të veçantë.

    “Shqipëria është dhe do të mbetet e angazhuar ndaj drejtësisë ndërkombëtare. Por drejtësia ndërkombëtare nuk është një koncept abstrakt. Ajo matet me standardin e barazisë, koherencën dhe aftësinë për të mos u kthyer në instrument të leximeve të njëanshme historike”, tha Spiropali, duke theksuar se lufta e Kosovës ishte një luftë për mbijetesë dhe liri, pas represionit sistematik, dhe jo një konflikt për pushtet.

    Ministrja nënvizoi se çdo proces gjyqësor që lidhet me atë periudhë duhet të zhvillohet me vetëdije të plotë për kontekstin, disproporcionin e forcave dhe realitetin e krimeve ndaj popullsisë civile.

    “Drejtësia nuk mund të funksionojë me standarde të dyfishta dhe nuk mund të krijojë perceptimin se viktima dhe agresori vendosen në të njëjtin plan moral dhe historik. Kur drejtësia humbet proporcionalitetin, ajo rrezikon të humbasë legjitimitetin”, tha Spiropali.

    Ajo theksoi se Shqipëria do të mbrojë me dinjitet të vërtetën historike të Kosovës, duke garantuar standarde të larta juridike, transparencë dhe trajtim të barabartë në çdo proces. “Pa drejtësi të drejtë, nuk ka pajtim të qëndrueshëm. Dhe pa të vërtetë historike, nuk ka paqe të qëndrueshme në rajon”, përfundoi ministrja e Jashtme.

    Keep Reading

    Ministria e Mbrojtjes përgatit paketë kompensimi për dëmet nga përmbytjet

    Berisha: Rama krye i korrupsionit, populli mund ta rrëzojë

    Zelensky kërkon “korsi të përshpejtuar” drejt BE-së, Brukseli ruan rezervat

    BE krijon Qendrën Evropiane për Rezistencën Demokratike

    Peleshi në Senatin e Francës: Forcohet Partneriteti Strategjik Shqipëri-Francë

    Elisa Spiropali: Kosova meriton statusin kandidat në BE, lufta çlirimtare nuk është në gjyq

    Postimet e Fundit

    Avioni ushtarak në SHBA për pak sa nuk përplaset me makinat në autostradë

    October 28, 2025

    Takimi i parë i “Bordit të Paqes” për Gazën pritet më 19 shkurt në Uashington

    February 7, 2026

    Miliona iranianë shënojnë përvjetorin e Revolucionit Islamik mes tensioneve dhe krizës ekonomike

    February 11, 2026

    Japonia hyn në histori me nxjerrjen e mineraleve të rralla nga 6,000 metra thellësi në oqean

    February 7, 2026

    PZAP Miraton Ankesën e Listës Serbe: KQZ-ja Shpall Vendim të Pajustifikuar për Zgjedhjet e Dhjetorit

    February 4, 2026
    Facebook Instagram YouTube

    Link

    • Kreu
    • Kontakt

    Kategori

    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji

    Mediat e Huaja

    • New York Times
    • Guardian
    • WEB BBC
    • WEB CNN
    • REUTERS
    • Washington Post
    • Times Online
    • Financial Times
    • WEB Yahoo
    © 2026 6Plus1Vlora. Zhvilluar nga Web Master Albania.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.