Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me takimin në Bruksel për të cilin tha se ky takim do të realizohet vetëm pas vizitës të shefit të zyrës në Beograd, Jetish Jashari tek tre policët e rrëmbyer që po mbahen në paraburgim në Kralevë.
Kurti bëri me dije se Jashari pritet të shkojë nesër të vizitojë tre policët e burgosur dhe më pas, pas këtij takimi, do të marrë vendimin lidhur me takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Gjithashtu, presidenti i Kosovës theksoi dhe domosdoshmërinë që ka vendosja e ligjshmërisë në veri të vendit.
Discussion about this post