Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas daljes nga SPAK, ku dorëzoi fakte për dosjen “Xibraka”, është pyetur nga gazetarët në lidhje edhe çështjen ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, ku lakohet edhe emri i kryeministrit Rama.
Bardhi tha se kjo është çështja më e thjeshtë për t’u hetuar për shkak se provat janë mbledhur nga SPAK dhe mjafton që SPAK të bëjë një kërkesë dhe të marrë dosjen.
Sipas kreut të Grupit të PD, “kryeministri Edi Rama ka korruptuar një zyrtar të huaj”.
“Nxis prokurorinë të veprojë, I jam drejtuar zyrtarisht SPAK, ka procedim penal të regjistruar. Çështje më të thjeshtë se ajo për t’u hetuar SPAK nuk ka, është drejtësia amerikane që ka mbledhur provat.
Ka një dosje dhe mjafton që SPAK t’i bëjë kërkesë autoriteteve amerikane për të marrë dosjen, dhe çështja është e zgjidhur. Kryeministri ka korruptuar një zyrtar të huaj, ka shfrytëzuar postim për ti kërkuar favore”, tha ai.
Discussion about this post