Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim për vendimin e qeverisë për riorganizimin e këtij insitucioni dhe kalimin në varësi të Akademisë së Shkencave.
Meta shkruan se vendimi është i njëanshëm arbitrar, i pakonsultuar dhe shumë i dëmshëm dhe me pasoja të rënda për zhvillimin e mëtejshëm të dijeve albanologjike.
Ai ndër të tjera shprehet se solidarizohet me letrën e hapur të shkencëtarëve, akademikëve, profesorëve, studiuesve dhe intelektualëve të angazhuar, vendas dhe të huaj, në mbrojtje të këtij institucioni dhe lirisë akademike në Shqipëri.
“Akademia e Studimeve Albanologjike, me një rol historik për forcimin e identitetit tonë kombëtar, meritonte të fuqizohej dhe të mbështetej shumë më tepër, jo të asimilohej.
Vendimi i njëanshëm arbitrar, i pakonsultuar dhe shumë i dëmshëm i mbylljes së saj është i papranueshëm dhe me pasoja të rënda për zhvillimin e mëtejshëm të dijeve albanologjike.
Por nuk është i rastësishëm ky vendim asimilues i kësaj Qeverie, e cila asimilimin e identitetit kombëtar e ka në krye të axhendës së saj.
Solidaritet të plotë me letrën e hapur të shkencëtarëve, akademikëve, profesorëve, studiuesve dhe intelektualëve të angazhuar, vendas dhe të huaj, në mbrojtje të këtij institucioni dhe lirisë akademike në Shqipëri”, shkruan Meta në postimin e tij.
Discussion about this post