Një aksident tragjik i ka marrë jetën babë e bir ditën e sotme në Greqi. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një furgon.
Duke qenë se përplasja ishte tepër e fortë kanë humbur jetën në vend babai bashkë me djalin e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të rrugës Akrotiriou-Megalochoriou.
Fatkeqësisht edhe shoferi i furgonit ka mbetur i lënduar rëndë dhe po lufton më jetën në spital. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post