Kryeministri Albin Kurti ka folur për përsëritjen e zgjedhjeve në Veri të vendit. Ai është shprehur këtë të mërkurë se zgjedhjet në tre komunat në Veri do të mbahen pasi Bashkimi Evropian të ketë hequr masat kufizuese ndaj Kosovës.
“Kemi një dakoordim mes Bislimit dhe Lacjakut. Kjo ka të bëjë me de-eskalimin. Unë nuk besojë që dikush pret që pa u bërë de-eskalimi i plotë të kemi zgjedhje në Veri. Megjithatë ne e vazhdojmë punën, jemi duke u përgatitur që të ketë zgjedhje në veri të Kosovës”, është shprehur Kurti për takimin e Bislimit me Lajçak.
Më tej, kryeministri ka theksuar se Kosova pret që masat e BE-së të hiqen sa më shpejt. Sipas Albin Kurtit, nuk bëhet fjalë për kushtëzim, por rend logjik tyë ngjarjeve.
“Masat që janë marrë ndaj nesh, që janë quajtur edhe të përkohshme edhe të kthyeshme, natyrisht presim që të hiqen sa më parë dhe është e logjikshme që kjo duhet të ndodh paraprakisht.
S’bëhet fjalë për kushtëzime por bëhet fjalë për rendin logjik të gjerave, që duhet të ketë si hap të parë zbatimin e dakordimit në mes të Bislimit dhe Lajcakut për 3 qershorin, i realizuar në Bratislavë, që natyrisht e krijon atë normalitetin minimal për zgjedhjet e parakohshme”, ka përmbyllur ai.
Discussion about this post