Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë të përbashkët me homologun e tij shqiptar, Edi Rama ka kujtuar dy momentet më të rëndësishme, që sipas tij ia kanë lehtësuar jetën qytetarëve të Kosovës.
Kurti solli në vëmendje rolin që ka pasur Shqipëria në çlirimin e Kosovës, por edhe mikpritjen që familjet shqiptare i bënë atyre kosovare në 1999.
Po ashtu Kurti foli edhe për projektet e rëndësishme mes dy vendeve, duke u ndalur tek hekurudha Durrës Prishtinë, si një nga më të rëndësishmet për ekonomitë e dy vendeve.
“Të përbashkuar si sot rreth nevojës për barazi, drejtësi dhe mirëqenie.
Kur kremtojmë 12 qershorin nuk mund të mos kujtojmë rolin që ka pasur Shqipëria dhe të përkujtojmë luftëtarët që iu bashkuan luftës për liri.
Kur kujtojmë ditën e refugjatëve nuk mund të mos jemi falënderues për familjet shqiptarë që na pritën në pranverën e 1999.
Vendet tona nuk i bën bashkë interesi, por është në interesin tonë për të qenë bashkë
Kosova dhe Shqipëria kanë një trend pozitiv tregtar që duhet ta avancojnë. Shkëmbimi ynë me Shqipërinë është avancuar.
Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë është një nga projektet më të rëndësishme. Kjo do të bashkojë ekonomitë tona”, tha nder te tjera Albin Kurti.
https://www.facebook.com/albini2017/videos/755252405508685
tv6+1vlora
Discussion about this post