Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur Këshillin Kombëtar këtë të premte. Me anë të një njoftimi për mediat mësohet se në fokus të mbledhjes do të jetë analiza për zgjedhjet e 14 majit.
Berisha porosit që të gjithë anëtarët të bëjnë çfarë të jetë e mundur që të jenë të pranishëm në mbledhjen e Këshillit.
Njoftimi:
Kryesia e PD merr vendim për nisjen e analizës së brendshme dhe thirrjen e Këshillit Kombëtar. Partia Demokratike në mbledhjen e Kryesisë vendosi fillimin e procesit të analizës së saj të brendshme, ku u miratuan drejtimet dhe modalitetet që do të ndiqen. Kryesia mori vendim gjithashtu të thërrasë ditën e premte në orën 19.00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar për miratimin e dokumenteve përkatëse.
Discussion about this post