55 emigrantë janë shpëtuar në detin Egje, pasi gomonia me të cilin po lundronin u gjend në vështirësi.
Anija e Forcës Detare shqiptare “Butrinti” në bashkëpunim me një anije greke dhe një turke, kanë bërë të mundur shpëtimin e 55 emigrantëve në ujërat e detit Egjje.
Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili tha se efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve dhe gatishmërin për të ndihmuar në situata emergjente.
“Anija ‘Butrinti’, tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi.
Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”, shkroi Peleshi.
Discussion about this post