11 persona me origjinë shqiptare janë arrestuar ditën e mërkurë në Itali, pas një operacioni antidrogë.
Shkatërrimi i bandës së shqiptarëve vjen si rezultat i një hetimi të nisur vitin e kaluar të quajtur “Kontrabanda”, i cili u mbështet nga autoritetet e Pistoia, La Spezia dhe Firence. 11 shqiptarët u arrestuan në zona të ndryshme të Italisë, respektivisht:
4 prej tyre u prangosën në Massa, 4 të tjerë në Pistoia dhe tre të tjerët u arrestuan në qytetet e Lucca, Fucecchio dhe La Spezia.
Në total, policia sekuestroi rreth 100 kilogramë drogë, ku përfshihej kokainë, hashash dhe marijuanë. Banda e shqiptarëve u kap me anë të përdorimit të dronëve nga autoritetet italiane.
Ata bënë me dije se trafikantët e narkotikeve e mernin drogën nëpërmjet porteve të Evropës Veriori si, Hamburg, Roterdam etj. Ata më pas përdornin korrierë droge marokenë për shpërndarjen e lëndës nëpër Itali, e sidomos në Milano.
Discussion about this post