Dy shqiptarë 35 dhe 21-vjeç janë arrestuar këtë të martë në Itali për shitje dhe trafikim droge.
Në kuadër të një operacioni antidrogë, autoritetet italiane kanë kryer një kontroll fizik në shtëpinë e dy shqiptarëve pas informacioneve të marra nga banorët e zonës Bastia Umbria në Perugia të Italisë, për një dyshim të kryerjeve të aktiviteteve të paligjshme.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre, karabinierët gjetën rreth pesëdhjetë gramë kokainë e ndarë në 56 doza gati për shitje. Më pas, në një vrimë në oborrin e shtëpisë, u gjet dhe një kavanoz qelqi me rreth 1 kilogramë kokainë.
Gjithashtu, efektivët sekuestruan rreth dy mijë euro cash që dyshohet se kishin ardhur si rezultat i shitjes së kokainës.Ata u arrestuan me akuzën e trafikut të drogës dhe janë dërguar në burgun e Perugias, ku do të presin vendimin e gjykatës.
Discussion about this post