Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përgëzuar arritjen e armëpushimit në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Palestinës.
Në një status në rrjetin social “X”, Begaj përgëzon të gjithë shtetet ndërmjetësuese, SHBA, Katari, Egjipti dhe të tjerë, të cilët i dhanë fund vuajtjeve të përgjakshme të popujve pas 15 muajsh luftime intensive.
“Përshendes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon,” shkroi Kreu i Shtetit në llogarinë e tij në x.
Kujtojmë që ditën e djeshme u arrit përfundimisht armëpushimi mes Izraelit dhe Palestinës, një marrëveshje dypalëshe që do të startojë me lirimin e pengjeve nga të dy vendet, e më pas me tërheqjen e plotë të trupave ushtarakë nga territoret kundërshtare.
Discussion about this post