Një i burgosur shqiptar është arratisur nga burgu në Tiryns, Greqi. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa në medie është publikuar dje në mediet greke.
Ky i burgosur ishte duke punuar si punonjës i jashtëm në arat pranë qendrës së paraburgimit dhe tashmë autoritetet po hetojnë arrestimin e tij dhe rrethanat në të cilat ai është arratisur.
Punonjësit e burgjeve rurale të Tirynit janë ankuar vazhdimisht për mungesën e personelit në IEVP ku ata shërbejnë, duke kërkuar menjëherë forcimin e tij për ruajtjen më të mirë të të burgosurve.
Discussion about this post