Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.
Bëhet me dije se ambasadorja greke në Tiranë, Kostandina Kamitsi, me urdhër të ministrit të Greqisë, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
“Pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Dionisis-Fredi Beleris, kandidat për Kryetar Bashkie në Himarë në KEAD, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot, më 12 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Arrestimi i Fredi Belerit u bë i mundur pak pas mesnate, rreth orës 00:15 pranë restorantit të tij në Himarë. Në videon e siguruar Beleri shihet duke qëndruar me disa persona të tjerë në momentin ku i afrohen forcat e policisë.
Belerin e kanë shoqëruar efektivë të SPAK, në drejtim të komisariatit, më pas ai u transferua në Vlorë.
Në komisariatin e Himarës Belerin e kanë pritur sipmatizantë teksa bashkë me ta ka qenë edhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule. Në një deklaratë për mediat Dule e quajti arrestimit e Belerit si sulm të pastër politik dhe bëri thirrje për lirimin e tij.
Discussion about this post