Një 51-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në ishullin Paksos të Greqisë, pas një konflikti të çastit me një bashkëatdhetar.
Bëhet fjalë për shtetasin A.K që u qëllua me armë gjatë konfliktit me bashkëkombasi, i cili sipas asaj që shkruajnë mediet greke jeton në Itali. 51-vjeçari kishte shkuar në ishullin grek me familjen për pushime.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Janinës, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia gjeti 14 gëzhoja pistolete në vendgjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe kapjen e autorit. Deri më tani pista kryesore është ajo e hakmarrjes ose borxheve të vjetra mes tyre.
Discussion about this post