- Turqia ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç
- Policia e Shtetit prezanton progresin e saj në Bruksel
- Italia dërgon ndihmë ajrore dhe detare për vendet e Gjirit pas përshkallëzimit të tensioneve me Iranin
- Ceremonia e betimit për ministrat e rinj të qeverisë “Rama 4” më 6 mars
- Ermal Nufi: Ministri i ri i Mbrojtjes betohet për përgjegjësi dhe integritet
- Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës – Dorëzohet vetëm kandidatura e Glauk Konjufcës
- 28 vjet nga rënia heroike e Adem Jasharit – Prekazi kujton Epopenë e UÇK-së
- Izraeli urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit, Hezbollah dhe Irani nxisin tensione
Author: Gazetar 6Plus1 Vlora
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim me ambasadorin italian në Tiranë, Marco Alberti, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe pasagjerëve. Beja vlerësoi partneritetin e ngushtë me autoritetet italiane dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për institucionet shqiptare. “Italia mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm strategjikë. Bashkëpunimi mes administratave tona doganore ka njohur zhvillime të rëndësishme vitet e fundit dhe synojmë ta thellojmë më tej, sidomos në drejtim të modernizimit të proceseve dhe forcimit të kontrolleve kundër…
Qyteti i Teheranit po përballet me sulme të përsëritura ajrore që nga fundi i shkurtit, duke shkaktuar një situatë të rëndë humanitare dhe frikë të madhe mes popullsisë. Sulmet, të drejtuara kundër objektivave ushtarake dhe politike, kanë sjellë viktima të shumta dhe kanë përkeqësuar ndjeshëm sigurinë në kryeqytet dhe qytete të tjera. Viktimat civile janë të shumta, përfshirë edhe fëmijë. Një goditje e fundit në një shkollë vajzash në qytetin Minab ka shkaktuar vdekjen e mbi 160 personave, ndërsa banorët raportojnë shpërthime të vazhdueshme dhe dëme të konsiderueshme materiale. Shumë prej tyre detyrohen të qëndrojnë brenda dhe të lënë dritaret…
Forcat ushtarake të Iranit kanë intensifikuar sulmet ndaj grupeve kurde, duke goditur selitë e tyre në veri të Irakut dhe brenda territorit iranian. Në sulmet e fundit, një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën, ndërsa ndërtesa dhe baza u shkatërruan, duke lënë rrënoja dhe gropa të mëdha në tokë. Një bazë e partisë Demokratike të Kurdistanit Iranian (KDPI) u sulmua me dron, duke plagosur edhe një civil, sipas raportimeve të BBC-së. Një udhëheqës i lartë i KDPI-së paralajmëroi se kurdët mund të fillojnë së shpejti operacione brenda Iranit. Luftëtari 25-vjeçar, Hassan, i armatosur me një AK-47, tha…
Procesi për zgjedhjen e presidentit në Kosovë po paralajmëron një tjetër episod tensioni politik. Kuvendi pritej të hynte këtë të mërkurë në votim, por mungesa e kandidaturave të mjaftueshme rrezikon të kthejë procesin në një cikël të ri krizash institucionale. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, bëri të qartë se procedura nuk mund të fillojë me vetëm një kandidat, sipas kërkesave kushtetuese dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar vetëm Glauk Konjufcën, duke lënë të hapur mundësinë që procesi të ngecë. Sipas Kushtetutës, presidenti zgjidhet nga Kuvendi në tre raunde: dy raundet e para kërkojnë dy të tretat e…
Një incident me raketë që shkaktoi fragmentim në provincën Hatay të Turqisë ka ngritur tensionet në rajon, por Irani mohon kategorikisht çdo përgjegjësi. Forcat e armatosura iraniane, përmes agjencisë shtetërore IRNA, njoftuan se nuk është lëshuar ndonjë raketë drejt territorit turk dhe theksuan respektin për sovranitetin e vendit fqinj. “Ne respektojmë sovranitetin e Turqisë dhe nuk kemi kryer ndonjë veprim agresiv drejt territorit të saj”, thuhet në deklaratën zyrtare të Teheranit. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë informoi se raketa, e cila kishte kaluar hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, u interceptua me sukses nga sistemet e mbrojtjes…
Komisionerja për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Marta Kos, ka njoftuar se është shumë afër finalizimit të një metodologjie të re për procesin e pranimit të vendeve kandidate në Bashkimin Evropian. Në një prononcim për mediat ukrainase, Kos sqaroi se dokumenti i ri do të përfshijë opsione dhe skenarë të mundshëm, të cilat do t’u paraqiten shteteve anëtare për diskutim. Ajo theksoi se një nga idetë në shqyrtim është krijimi i një faze të ndërmjetme, e cila do të paraprijë anëtarësimin e plotë të vendeve të kandidateve. “Jemi në fazën përfundimtare të përgatitjes së metodologjisë së ndryshuar. Do të paraqesim opsione…
Autoriteti i Konkurrencës ka filluar monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e benzinës dhe naftës në pikat e shitjes me pakicë. Sipas një njoftimi zyrtar, të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në tregtimin e karburanteve janë aktualisht nën vëzhgim, në kuadër të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Autoriteti ka njoftuar se do të ndërmerren masa nëse konstatohet që çmimet e karburanteve janë rritur më shumë se sa luhatjet e regjistruara në bursat ndërkombëtare. Çmimet në tregjet ndërkombëtare përditësohen vazhdimisht për shkak të faktorëve si oferta dhe kërkesa, kostot e…
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, reagoi ashpër ndaj paralajmërimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për bllokimin e tregtisë me Spanjën pas refuzimit të Madridit për të lejuar përdorimin e bazave amerikane në Rota dhe Morón në kuadër të ofensivës kundër Iranit. Në një konferencë për shtyp të mërkurën, Sánchez bëri të qartë qëndrimin e qeverisë së tij për krizën në Lindjen e Mesme, duke përmbyllur gjithçka me dy fjalë: “Jo luftës”. Ai theksoi se Spanja nuk do të marrë pjesë në operacione që i konsideron të paligjshme dhe se solidarizohet me vendet që kanë pësuar sulme pa dallim nga Irani.…
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth deklaroi nga Pentagoni se Operacioni “Epic Fury” po sjell një fitore të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se ushtria amerikane ka autoritet maksimal në përballjen me Iranin dhe po vepron sipas rregullave të angazhimit të përcaktuara për këtë mision. Hegseth paralajmëroi se brenda një jave forcat ajrore të SHBA-së dhe Izraelit do të kenë kontroll të plotë mbi hapësirën ajrore iraniane, duke krijuar një prani të vazhdueshme dhe të pakontestueshme. Ai shtoi se avionët amerikanë dhe izraelitë do të operojnë 24 orë në ditë për të goditur raketat, bazat mbrojtëse dhe udhëheqësit…
Shteti shqiptar mbylli vitin 2025 me një performancë pozitive në arkëtimet buxhetore, ku të ardhurat totale arritën në rreth 754.6 miliardë lekë. Kjo shifër shënon një rritje prej 6.2% krahasuar me vitin 2024, duke reflektuar efektivitetin e Tatimeve dhe Doganave, të cilat kontribuan me rreth 496.2 miliardë lekë. Tatimi mbi të ardhurat personale ishte një nga faktorët kryesorë që shtoi arkëtimet, me një rritje prej gati 25%, ndërsa mbledhja e TVSH-së dhe akcizës dha gjithashtu një ndikim të konsiderueshëm. Nga ana tjetër, edhe shpenzimet publike u rritën ndjeshëm, duke arritur në 801.7 miliardë lekë, rreth 10% më shumë se një…

