- Turqia ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç
- Policia e Shtetit prezanton progresin e saj në Bruksel
- Italia dërgon ndihmë ajrore dhe detare për vendet e Gjirit pas përshkallëzimit të tensioneve me Iranin
- Ceremonia e betimit për ministrat e rinj të qeverisë “Rama 4” më 6 mars
- Ermal Nufi: Ministri i ri i Mbrojtjes betohet për përgjegjësi dhe integritet
- Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës – Dorëzohet vetëm kandidatura e Glauk Konjufcës
- 28 vjet nga rënia heroike e Adem Jasharit – Prekazi kujton Epopenë e UÇK-së
- Izraeli urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit, Hezbollah dhe Irani nxisin tensione
Author: Gazetar 6Plus1 Vlora
Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore u zbuluan pranë urës së Vodiçës, në Selenicë. Zbulimi u bë gjatë punimeve nga një firmë private, e cila njoftoi menjëherë forcat xheniere për praninë e municioneve të rrezikshme. Ekspertët e xhenios mbërritën në vendngjarje dhe për dy ditë me radhë kryen operacionin e identifikimit dhe largimit të predhave. Gjatë ditës së djeshme u gjetën dhe u siguruan rreth 140 predha mortaje, ndërsa gjatë ditës së sotme u evidentuan edhe 20 predha të tjera. Në total, 160 predha u transportuan nga specialistët për në Tiranë, ku do të kryhen procedurat…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, paralajmëroi sot se më 12 mars do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen asaj që e konsideron si “kryengritja e radhës”. Njoftimi u bë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, një ditë para seancës plenare në Kuvend. “Data 12 është kryengritja e radhës. Ftoj qytetarët shqiptarë në të katërt anët e Shqipërisë të bashkohemi kundër kreut të kësaj organizate kriminale për t’i dhënë përgjigjen e merituar për vjedhjet e tij dhe për tradhtinë e lartë kombëtare që i bën idealeve”, tha Berisha. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot ndryshimet e propozuara nga kryeministri Edi Rama në kabinetin qeveritar. Shkarkimet dhe emërimet u njoftuan më parë gjatë mbledhjes së përbashkët të grupit parlamentar të Partisë Socialiste me kabinetin qeveritar, më 26 shkurt. Shkarkime dhe lëvizje në kabinet Nga detyrat e tyre janë shkarkuar: Po ashtu, Albana Koçiu, Besfort Lamallari dhe Toni Gogu zhvendosen në drejtime të reja brenda kabinetit. Emërimet e reja Procedura ligjore Sipas Kushtetutës, dekretimi i ministrave duhet të bëhet brenda 7 ditëve nga propozimi i kryeministrit. Emërimet e reja kalojnë më pas për votim në Parlament, ku për…
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, ku në fokus ishte bashkëpunimi në luftën kundër kontrabandës dhe trafikut të paligjshëm. Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në administrimin doganor, rritjen e sigurisë kufitare, luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Beja vuri theksin te prioritetet e Doganës Shqiptare për transparencë, integritet dhe modernizim të shërbimeve, me qëllim lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe mbështetjen e sipërmarrjes. Nga ana e saj, VanHorn vlerësoi rolin…
Kryeministri Albin Kurti është parë sot duke hyrë në Kuvendin e Kosovës, drejt mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në një moment që po shënon orët vendimtare për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri më tani, rruga për një marrëveshje mes partive kryesore mbetet e paqartë. Kur u pyet nga gazetarët për pritshmëritë e tij, Kurti u përgjigj me një dozë humori: “Jam kureshtar edhe unë aq sa ju”. Në fjalët e tij të shkurtër, ai e përshkroi situatën si një proces “çështje orësh”, ku do të shihet nëse mund të arrihet konsensus mes palëve. Pesë takimet e mëparshme…
Kosova hyn në një periudhë vendimtare për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri më 5 mars, Kuvendi duhet të arrijë një zgjidhje politike; ndryshe, vendi rrezikon një tjetër cikël zgjedhor. Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill, ndërsa ajo ka shprehur hapur synimin për një mandat të dytë. Megjithatë, deri tani, asnjë kandidat nuk ka siguruar 30 nënshkrimet e nevojshme për nominim, sipas nenit 86 të Kushtetutës. Lëvizja Vetëvendosje, e cila e propozoi Osmanin për herë të parë në 2021, nuk ka zyrtarizuar ende kandidaturën për raundin e ri. Përpjekjet për kompromis mes partive kryesore kanë hasur…
Një raketë balistike e lëshuar nga Irani është neutralizuar nga sistemet ajrore dhe mbrojtëse të NATO-s në Mesdheun Lindor, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjes. Raketë, e cila kaloi mbi territorin e Irakut dhe Sirisë, ishte konstatuar duke iu drejtuar hapësirës ajrore turke, por u bllokua përpara se të shkaktonte dëme. Mbetjet e raketës ranë në distriktin Dörtyol të provincës Hatay, pa shkaktuar viktima apo të lënduar. Autoritetet turke theksuan se veprimet e tyre ishin të shpejta dhe efektive, duke garantuar mbrojtjen e qytetarëve dhe territorit. Ky incident përbën një përshkallëzim të rëndësishëm në tensionet rajonale. Deri më tani, Irani…
Në Panairin Ndërkombëtar të Teknologjisë, kompania kineze Honor ka hapur dyert e së ardhmes me dy inovacione që synojnë të ndryshojnë përvojën e përdoruesve dhe shërbimet robotike. I pari është Robot Phone, një smartphone që nuk ngjan thjesht me telefonin e zakonshëm. Brenda dizajnit të tij të njohur fshihet një mekanizëm unik: një “sy robotik” që del nga trupi i pajisjes falë motorëve të integruar. Ky sy mund të bëjë foto dhe video, por edhe të vrojtojë mjedisin me një rrotullim 360 gradësh, duke e kthyer telefonin në një instrument inteligjent për monitorim. Përveç lëvizjeve autonome, Robot Phone funksionon me…
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, me mbështetjen e OSBE-së, zhvilloi sot një tryezë konsultimi për projektligjin e ri mbi financimin e partive politike. Diskutimi u fokusua tek krijimi i një sistemi të qëndrueshëm, që garanton transparencë, parandalon korrupsionin dhe mbron pluralizmin në vend. Bashkëkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi, theksoi se funksionimi i partive politike është po aq i rëndësishëm sa transparenca e financimit të tyre. Ai nënvizoi se ligji i ri duhet të ofrojë mbrojtje për partitë, duke siguruar fonde të mjaftueshme dhe duke shmangur ndikime të paligjshme ose presione të jashtme. “Ky projektligj duhet të krijojë një…
Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, konfirmoi sot se mazhoranca dhe opozita do të paraqesin një draft të përbashkët për financimin e partive politike, me qëllim që procesi të zhvillohet pa paragjykime dhe me transparencë. Gjatë një tryeze konsultimi të organizuar nga komisioni, Gjiknuri theksoi rëndësinë e shëndetit financiar dhe transparencës së partive politike për klimën demokratike të vendit: “Partitë qeverisin vendin si në qeveri, ashtu edhe në opozitë. Sa më të konsoliduara të jenë rregullat dhe transparenca, aq më i garantuar është shëndeti i demokracisë.” Ai shtoi se drafti i ligjit duhet të jetë…

