Author: Gazetar 6Plus1 Vlora

Sot rreth 335 mijë qytetarë do të thirren në votime për të zgjedhur kryebashkiakët e 5 bashkive, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat. Numrin më të madh të zgjedhësve, e ka Vlora me pothuajse 171 mijë, ndërkohë që tepelena ka numrin më të votën, rreth 13 mijë votues. Në këto zgjedhje Partia Socialiste kandidon Brunilda Mersinin në Vlorë, në Berat Ervin Ceca, në Tepelenë Gramoz Sakom, në Cërrik Florenc Doka dhe Mat Altin Bojni. Opozita nuk ka propozuar asnjë emër politik, por do të mbështesë kandidatët e pavarur. Për kryebashkiak të Vlorës, opozita mbështet Dionis Sota, ndërkohë që në garë…

Read More

Shqipëria në zi për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe lider historik i Partisë Socialiste. Që prej orës 08:30 të mëngjesit, dyert e Pallatit të Kongreseve janë hapur për familjarë, qytetarë e socialistë që duan t’i japin lamtumirën e fundit njeriut që la gjurmë të thella në politikën shqiptare të pas viteve ’90. Bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli dhe vajza Edlira presin me dhimbjen e madhe njerëzit që vijnë për t’u përulur para kujtimit të tij.

Read More

Deklarata e Policisë Vl DVP Vlorë Pas rreth 5 orësh kërkimesh intensive, me përdorimin edhe të dronit, Policia e Vlorës bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në fshatin Gjorm, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, nga kushëriri i tij, një 36-vjeçar. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë. 32-vjeçari i vënë në pranga, person në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 35 vite burg për vrasje. Pas marrjes së njoftimit…

Read More

Vlorë/Informacion paraprak në vijim Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A. Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Read More

Vlorë/Informacion paraprak Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Read More

MARSHIM PËR JETËNSiç u lajmërua në rrjetet sociale, ashtu edhe ndodhi. Me qindra qytetarë të Vlorës marshojnë në rrugët e qytetit, në kujtim të Leandro Shametajt, djalit 17-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur tre ditë më parë. Nxënës të gjimnazit ku mësonte Leandro, gjimnazit “Ali Demi”, qindra qytetarë të Vlorës marshojnë në heshtje për çdo jetë të humbur nga papërgjegjshmëria në timon, në rrugët e Vlorës. Marshojnë për jetën, duke simbolizuar dhe kërkuar më tepër siguri e kujdes në rrugët e qytetit. Marshimit i është bashkuar edhe prefektja e qarkut, Evis Allushi. Të gjithë po marshojnë tashmë…

Read More

Një surprizë e madhe ka ndodhur në javën e 9-të të Superiores, me Vllazninë kryesuese që u mposht nga vendi i fundit, Flamurtari. Takimi i luajtur në Vlorë ishte i luftuar, por goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 73’ nga Marku me penallti, e cila erdhi në mënyrë të çuditshme pas një goli të anuluar vetëm pak momente më parë. Shkodranët tentuan të dilnin me pikë nga ky takim, por në fund, ata që festuan ishin vlonjatët. Kjo ishte fitorja e parë e këtij sezoni për Flamurtarin, që tashmë e sheh si një pikë kthese për…

Read More