Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka nisur mëngjesin e sotëm nga Aeroporti “Nënë Tereza”. Përmes një postimi në “Facebook”, ministri Balla bëri me dije se sot zhvilloi një vizitë në Aeroportin “Nënë Tereza” ku dhe pa nga afër menaxhimin e fluksit të pasagjerëve.
Ai falenderoi Policinë Kufitare për punën që po bëjnë për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve, teksa theksoi se plot 1 milionë pasagjerë do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit gusht.
“E nisa ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku Policia Kufitare po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Plot 1 milionë pasagjerë do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit Gusht në këtë pikë kalimi kufitar”, tha Balla.
Discussion about this post