Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka mbërritur në Kakavijë ku ka diskutuar me doganirët grekë për lehtësimin e kalimit të kufirit me Greqinë.
Balla bën me dije se ka biseduar me oficerët shqiptarë dhe ata grekë, për të mundësuar shërbim të shpejtë ndaj qytetarëve që kalojnë në të dy anët e kufirit. Kjo vjen pasi vit pas viti ka pautr momente të krijimi të radhëve të gjata në këtë pikë kalimi kufitar.
“Kakavijë. Kemi patur vit pas viti momente të krijimit të radhëve të gjata në këtë pikë kalimi kufitar. Biseduam me oficerët tanë dhe ata grekë, për të mundësuar shërbim të shpejtë ndaj qytetarëve që kalojnë në të dy anët e kufirit” shkroi Balla.
Kujtojmë Balla ka zhvilluar gjithashtu një takim me homologun e tij, Xhelal Zveçla javën e kaluar. Ai ka kërkuar Ministrit të Brendshëm të Kosovës lehtësimin e procedurave në Pikën Kufitare të Morinës, me qëllim shmangien e vonesave për mërgimtarët kur kthehen në atdhe.
Discussion about this post