Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim sot me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela.
Balla teksa ndan foto nga takimi, thotë se i ka kërkuar Çelës mbështetjen e Prokurorisë në goditjen e “të fortëve” dhe rrjeteve të shpërndarësve të drogës.
Po ashtu gjatë takimit kanë diskutuar edhe për rritjen e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë me fokus intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
“Sot gjatë takimit me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, ku i kërkova mbështetjen e Prokurorisë në goditjen e “të fortëve” dhe rrjeteve të shpërndarësve të drogës.
Gjatë takimit diskutuam edhe për rritjen e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë me fokus intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, shkruan Balla në postimin e tij.
Discussion about this post