Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku u ka bërë thirrje bashkive të jugut Shqipërisë që të përmirësojnë kushtet për turizmin.
Përmes një postimi në Facebook, Balluku thotë se duke marrë shkas nga një video ajrore e postuar nga parashutisti Alket Islami, në të cilën shikohen vizitorët e Ksamilit duke pritur në radhë për tu akomoduar.
Ajo thotë se prej rreth 5 vitesh është studiuar dhe i është dhënë zgjidhje infrastrukturës në jugë të vendit me akse si Tuneli i Skërficës, Rruga Kardhiq-Delvinë, Bypass i Vlorës, Rruga Palasë-Dhërmi dhe Tuneli i Llogarasë, të cilën ministrja e quan krenaria e infrastrukturës shqiptare.
Megjithatë, sipas Ballukut, fluksi i vizitorëve këtë verë ka qenë i lartë dhe zgjerimi i akseve turistike apo rrugët ndërlidhëse në skajin jugor të vendit duhet të përshpejtohen, duke u bërë thirrje edhe bashkive që të projektojnë kapacitete të reja shërbimesh duke nisur nga parkimi publik e deri tek pastrimi.
Postimi i Belinda Ballukut
Mora shkas nga kjo video ajrore e postuar nga miku im Alket Islami, e cila tregon se si vizitorët e Ksamilit , tashmë pagëzuar si ” Maldivet e Europës” i duhet të presin në rradha të gjata për t’u akomoduar.
Prej rreth 5 vitesh tashmë, kemi studiuar dhe i kemi dhënë zgjidhje infrastrukturës rrugore në jug të vendit me investime që kanë përfunduar e janë drejt përfundimit, si
- Tuneli i Skërficës
- Rruga Kardhiq-Delvinë
- Rruga Orikum-Dukat
- Bypass i Vlorës
- Rruga Palasë-Dhërmi
Apo Tuneli i Llogarasë, krenaria infrastrukturore shqiptare.
Megjithatë fluksi i vizitorëve në këtë verë, promovimi që vetë ata i kanë bërë vendit tonë, na ka vendosur ne në #MIE , #ARRSH e #FSHZH , para një sfide e përgjegjësie të re.
Studimi e projektimi i rrugës Dhërmi – Sarandë , zgjerimi dhe rehabilitimi i akseve turistike si ky i Ksamilit, apo të gjitha rrugët ndërlidhëse në skajin jugor të vendit, pavarësisht se kanë qenë në planet tone, tashmë duhet ti përshpjetojmë në kohë.
I njëjti proces duhet të ndodh me bashkitë , të cilat duhet të studiojnë dhe projektojnë kapacitete të reja shërbimesh, duke nisur nga parkimi publik e deri tek pastrimi .
Sfidat na motivojnë!
Discussion about this post