Gjyqtari ka ndërprerë për shkak të gjesteve antisportive, ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2024”
Sipas raportimeve të para, arbitri francez Delajod ka vërshëllyer për mbylljen e sfidës në “Arena Nationale” të Bukureshtit, pasi tifozët rumun po bënin gjeste antisportive me kore raciste dhe banderola nacionaliste kundër shqiptarëve.

Pas një ndëprerjeje prej afro 1 ore në sfidën Rumani-Kosovë, arbitri francez ka vendosur që dy skuadrat kthehen në fushë .
Ndërkaq, kujtojmë se sfida mes Rumanisë dhe Kosovës e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, u ndërpre pas koreve dhe banderolave raciste të tifozëve rumunë ndaj Kombëtares së Kosovës, në tribunat e “Arena Nationala” të Bukureshtit.
Ndeshja ka përfunduar me fitoren e Rumanisë me rezultatin 2-0 pas një penalltie të humbur nga rumunët me Stanciu në minutën e ’61 dhe golat e shënuar në minutat e fundit ’83 dhe ’90+3 përkatësisht nga Stanciu dhe Mihaila.
Discussion about this post