Mund të jetë ndoshta makina më ikonike e garave të Formula 1. Ferrari F2001b është makina me të cilën legjenda e sportit të garave ekstreme, Michael Schumacher shkroi historinë në vitin 2002, kur siguroi titullin e 5-të kampion të Formula 1 duke barazuar rekordin e Juan Manuel Fangio që mbahej që nga viti 1957.
Kokëkuqja ikonike tashmë do të dalë në ankand nga RM Sotheby’s për një shumë stratosferike. Makina ka ngjallur shumë bujë mes kolekionistëve miliarder të cilët janë të gatshëm të shpenzojnë miliona euro për ta bërë të tyren ‘bishën’ italiane.
Vitin e kaluar, Ferrari F2003GA e përdorur nga Schumacher në fitimin e titullit të 6-të u shit për plot 15 milionë euro, ndaj RM Sotheby’s parashikon një shumë të ngjashme me këtë.
Discussion about this post