Bashkimi Evropian ka reduktuar 11% çlirimin e gazrave serrë në vitin 2020. Statistika i referohet krahasimit me një vit më parë, pra 2019. Rezulton se bëhet fjalë për reduktimin më të lartë nga viti 1990 bën të ditur Agjencia Evropiane për Mjedisin.
Në raport theksohet se të gjithë sektorët kanë ulur ndotjen, përveç transporteve dhe kondicionimit. Faktorët që kanë sjellë reduktimin e çlirimit të gazrave në 30 vitet e fundit janë kryesisht përdorimi i burimeve të rinovueshme, ulja e përdorimit lëndëve të djegshme fosile, përmirësimi i eficencës energjetike, ndryshimet strukturore në ekonomi, por edhe kërkesë më e ulët për ngrohje në dimër për shkak të ngrohjes së stinës.
Në listë vërehet se të gjitha shtetet e BE kanë kontribut në uljen e ndotjes mjedisore, pas vitit 1990, ndër të cilët Gjermania dhe Britania kanë ndikimin më të madh me një reduktim prej 47% të totalit në 30 vitet e fundit.
tv6+1vlora
Discussion about this post