Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar SHBA për Ditën e Pavarësisë. Përmes një urimi zyrtar Begaj nuk nguron të shprehë mirënjohjen dhe krenarinë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.
Më tej kreu i shtetit shton se vendi ynë së bashku me aleatin strategjik janë të vendosur që të ndërtojë një të ardheme në të cilën do të ruajnë dhe forcojnë së bashku vlerat e demorkacisë.
“Gëzuar 4 Korrikun! Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara. Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë”, shkruan Begaj.
Kujtojmë se presidenti Bajram Begaj mundi të jetë pjesë e ceremonisë pritëse të ish-presidentit Bill Clinton ditën e djeshme në Tiranë, për aryse shëndetësore.
Clinton vizoi dje Shqipërinë për herë të parë në një ceremoni madhështore morën pjesë shumë prej figurave të politikës shqiptare.
Discussion about this post