Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë por në qeli prej më shumë se një viti, ka reaguar ashpër për zgjedhjet që janë mbajtur sot në Këshillin Bashkiak. Nënkryetari Arqile Bollano është votuar për të qenë kryetari i komanduar i bashkisë në bregun e jugut.
Fredi Beleri e quan atë dështak dhe një servil të mazhorancës socialiste, që nuk përfaqëson askënd në Himarë. Me 12 vota pro dhe 9 kundër, ai është zgjedhur nga këshilltarët për të drejtuar Bashkinë e Himarës.
“Vendosja ne krye të Bashkise e ndihmesit nr 1 te deshtakut Jorgo Goro, servilit Arqilea Bollano, tregon se Rama do pasurite e Himares, pronat e saj, ujin e saj, detin dhe vegel me te mire per te grabitur se ky lake i verber nuk mund te gjente”,shkruan Fredi Beleri.
Kandidati opozitar që u burgos dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit për shit-blerje votash dhe i dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme, ka kërkuar vazhdimisht nga qelia që të betohet, por kërkesa nuk është pranuar. Nëse edhe Apeli lë në fuqi dënimin me burg të Fredi Belerit, atëherë qeveria mund të shpallë zgjedhje të parakoheshme në Himarë.
“I premtoj popullit te Himares se shume shpejt kjo bande qe ka uzurpuar Bashkine Himare dhe abuzon cdo dite me pushtetin e pamerituar, te vjedhur dhe te sajuar nepermjet makinacioneve politike te ulëta, do te dale para drejtesise me cdo kusht”, ka shkruar Fredi Beleri nga burgu i Fierit.
Deklarate per shtyp – Fredi Beleri
Sot, Partia Socialiste dhe Kryeministri Rama, nepermjet veglave qorre qe i sherbejne ne menyre te paskrupullt dhe nepermjet forces se pushtetit politik , konsumuan grabitjen e radhes se sovranitetit te popullit te Himares duke caktuar si “kryetar te emeruar” nje te pavotuar, nje njeri qe nuk perfaqeson askend , nje sherbetor te pushtetit dhe nje deshtak ne administrimin e Himares.
Vendosja ne krye të Bashkise e ndihmesit nr 1 te deshtakut Jorgo Goro, servilit Arqilea Bollano, tregon se Rama do pasurite e Himares, pronat e saj, ujin e saj, detin dhe vegel me te mire per te grabitur se ky lake i verber nuk mund te gjente!
Hajdutlleku i “kryetarit te pavotuar” i faktuar ne 200 faqe raport nga kontrolli i KLSH-së dhe 10 milione euro abuzime me tendera, eshte unaza qe e mban per hunde te perzgjedhurin e Partise ne pushtet.
I premtoj popullit te Himares se shume shpejt kjo bande qe ka uzurpuar Bashkine Himare dhe abuzon cdo dite me pushtetin e pamerituar, te vjedhur dhe te sajuar nepermjet makinacioneve politike te ulëta, do te dale para drejtesise me cdo kusht !
Falenderoj nga zemra cdo qendrestar , cdo keshilltar te ndershem , cdo qytetar te Himares qe po i kundervihet autokracise se instaluar ne vend dhe premtoj se do te angazhohem personalisht më fuqishem se kurre per te demaskuar dhe luftuar kete kaste dhe regjim autokratik .
Së bashku jemi me te forte !
HIMARA JENI JU !
Fredi Beleri,
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë
IEVP FIER, 07/06/2024
Discussion about this post