Teksa nga njëra anë, një pjesë e demokratëve i janë drejtuar kutive të votimit, Sali Berisha ka bërë të ditur që kryesia e PD do të mblidhet në fillmit të gushtit.
Lajmi u bë nga krahu i djathtë i liderit historik, deputeti Flamur Noka, në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm. Mbledhja e kryesuar nga kryedemokrati Sali Berisha është parashikuar që të nisë në orën 12:30 në seli e PD-së. Në mbledhjen e Kryesisë do të bëhet një analizë e procesit zgjedhor të 14 majit.
Edhe pse disa herë në daljet e tij për media ka theksuar nevojën për një reformim të thellë të partisë dhe ka lënë të hapur opsionin e largimit nga kreu i PD, Berisha i ka bërë ‘bisht’, duke shtyrë marrjen e përgjegjësisë.
Bashkë me besnikët e tij më të ngushtë, prej tre muajsh po kërkojnë alibi të reja të justifikuar humbjen, duke i konsideruar zgjedhjet të manipuluara nga mazhoranca aktuale. Sipas tij, humbja nuk ndodhi për shkak të presioneve, parave dhe bandave kriminale, të dirigjuara nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Discussion about this post