Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur këtë të premte Këshillin Kombëtar.
Në fjalën e tij ai ka thënë se sot hapet sipari i një etape të re në Partinë Demokratike dhe do hyjmë në një nga periudhat më jetike dhe vendimtari të kësaj partie.
Berisha u shpreh se misioni i PD është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët, pasi sipas tij zgjedhje të lira me kryeministrin Edi Rama nuk ka. Gjithashtu, lideri historik i Partisë Demokratike tha se do të bëjë gjithça për të konstatuar dhe denoncuar çdo shkelje dhe abuzim me votën e shqiptarëve.
“Hapim siparin e një etape të re në jetën e Partiës Demokratike dhe në fakt ne hymë në një nga peridhuat më jetike, më të vështirë të jemi realistë, por dhe më vendimtare për rolin e ksaj partie.
Sëbashku kemi qenë plotësisht dakort se me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka dhe se misioni ynë kryesor është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët. Do bëjmë gjithçka për të konstatuar dhe denoncuar cdo shkelje dhe abuzim me votën e shqiptarëve”, deklaroi Berisha.
Discussion about this post