Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka pranuar zgjedhjet e 14 majit duke i quajtur një farsë e shëmtuar.
Në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar, Berisha tregoi se një raport me 600 faqe është nisur në qendrat e specializuara që merren me zgjedhje të lira dhe do të shpërndahet kudo nëpër botë.
Sipas tij, ky raport është një dëshmi se zgjedhjet e 14 majit ishin farsa më e shëmtuar elektorale në historinë e pluralizmit shqiptar.
“Raporti është 600 faqe. Është nisur në qendrat e specializuara që merren me zgjedhje të lira dhe do shpërndahet kudo në botë si dëshmi se zgjedhjet e 14 majit ishin farsa më e shëmtuar elektorale në historinë e pluralizmit shqiptar”. deklaroi Sali Berisha.
Discussion about this post