Në një tryezë diskutimi në lidhje me problematikat e sistemit shëndetësor në vend, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se 2 nga zhvillimet më të dhimbshme në këtë vend është se po rrisim fëmijë për emigracion dhe po ashtu po përgatisim mjekë për emigracion.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se shkaku i vërtetë i dramës në sistemin shëndetësor është mosvlerësimi i treguar nga qeveria në pushtet ndaj bluzave të bardha.
Sali Berisha: Si mjek, si patriot, nëse do të pyeteshim të veçonim 2 zhvillimet më të dhimbshme të këtij vendi: E para: Ne rrisim fëmijë për emigracion dhe e dyta ne përgatisim mjekë për emigracion ndërkohë që në këtë shërbim të një rëndësi jetike për çdo shoqëri, për shëndetin dhe zhvillimin e saj, largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë. Unë këtu do të ndalem në shkakun e problemeve, pse kjo dramë e vërtetë në sistemin tonë shëndetësor? Sepse ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur një qëndrim mosvlerësues, maksimal. Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaja në 9 vite, cili është ndryshimi. Me borxhin që ka marrë kjo qeveri nga 62.6 për qind të GDP kur mori pushtetin në 107 sot, rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe katër herë, të infermierëve e me radhë.
tv6+1vlora
Discussion about this post