Komisioneri Ilirjan Celibashi u ka dërguar shkresë zyrtare drejtuesve të 61 bashkive të vendit, duke kërkuar që të përcaktohen vendet specifike në territorin e tyre, ku do të vendosen banderolat dhe posterat elektoral, për fushatën e 14 Majit.
Ky vendim vjen në të njëjtën ditë kur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka urdhëruar heqjen e posterave fyes nga rrugët e Tiranës, duke e konsideruar të papranueshme gjuhën e tyre.
“Brenda dy ditëve nga marrja e kësaj shkrese, ju lutem të dërgoni në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e vendeve të lejuara për afishimin e materialeve propagandistike për fushatë zgjedhore.
Kjo listë dhe vendimi përkatës për caktimin e këtyre vendeve duhet të publikohet menjëherë në faqen elektronike të institucionit tuaj”, thotë ndër të tjera shkresa që Celibashi u ka dërguar krerëve të 61 bashkive të vendit.
Discussion about this post