Kanë përfunduar tetë ndeshjet e dyta të sezonit 2023/2024 të Uefa Champions League. Një mbrëmje me gola e raundit të parë të fazës së grupeve ku u shënuan plot 25 të tillë.
Mbrëmja nisi me dy ndeshjet e orës 18:45 ku Galatasaray dhe Copenhagen u ndanë në një barazim 2-2 në Turqi. Ndërsa ndeshja tjetër në kryeqytetin spanjoll u vendos nga një gol i Bellingam në minutën 94 duke i dhënë Real Madrid fitoren minimale 1-0 ndaj debutuesve të Union Berlin.
Ndërsa në sfidat e orës 21:00, Bayern nuk zhgënjeu në supersfidën e mbërmjes duke mundur 4-3 anglezët e Manchester United. Në krahun tjetër, Interi i Kristjan Asllanit u ndal në Spanjë 1-1 përballë Real Sociedad.
Rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes së sotme:
- Galatasaray 2-2 FC Copenhagen
- Real Madrid 1-0 Union Berlin
- Arsenal 4-0 PSV
- Bayern Munich 4-3 Manchester United
- Braga 1-2 Napoli
- Benfica 0-2 Salzburg
- Real Sociedad 1-1 Inter
- Sevilla 1-1 Lens
Discussion about this post